Njëri prej tyre është dhe violinisti Jani Papadhimitri, i biri i piktores së parë shqiptare Sofia Zeko Papadhimitri. Në një intervistë për A1 Report ai shprehet i shokuar, ndërsa pohon se ata që kanë vjedhur pikturat nuk i përkasin qytetarisë korçare.
Ndërkohë që dënon veprimin e kryer, violinisti me famë botërore, pohon gjithashtu se në galerinë e arteve “Guri Madhi” ndodhen dhe shtatë piktura të nënës të tij për të cilat ai shprehet se nuk e di çfarë fati kanë pasur.
Sipas tij janë bërë publike vetëm veprat e zhdukura të piktorit të madh Vangjush Mio, ndërkohë që nuk dihet ende fati i 34 pikturave të tjera, për të cilat tashmë është konstatuar se janë zhdukur.
Intervistën për A1 Report violinisti me famë botërore e ka bërë nga fshati turistik i Voskopojës, ku së bashku me familjen e tij është ndalur për të vizituar nga afër monumentet e kultit në këtë zonë.
Ndërsa ka lënë Kadanë ku jeton prej vitesh, për të parë nga afër gjendjen në të cilën ndodhen monumentet e kulturës në qarkun e Korçës, violinisti Jani Papadhimitri ka gjetur një gjendje krejt ndryshe. Ka mbetur i shokuar, siç pohon vetë artisti, dhe nga gjendja aktuale e monumenteve të kulturës. “Edhe këto monumente kanë po të njëjtën vlerë si dhe veprat e zhdukura nga galeria e arteve “Guri i Madh” shprehet violinisti, prandaj duhet të ndërhyhet urgjentisht”.
Ndërkohë për zhdukjen e veprave nga galeria e arteve në qytetin e Korçës vazhdojnë hetimet, të përqendruara tashmë në disa pista përfshi edhe ato jashtë vendit, por deri më tani ende asnjë autor.
(da.is/shqiptarja.com)
