Djali i biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha, i zhdukur para 24 vitesh nga SHIK-u deklaroi sot se një nga dëshmitarët kryesorë, Budjon Meçe nuk është më gjallë. I zhgënjyer me qeverinë socialiste dhe kryeministrin Rama, pasi sipas tij nuk bënë asgjë për zbardhjen e vrasjes dhe gjetjen e Budjon Meçes, Ardian Hoxha thotë se ka informacion se ish-punonjësi i SHIK-ut nuk është më gjallë.
"Mandati i dytë i qeverisë Rama dhe asnjë nga këta persona që ishin marrë me cështjen e babait tim nuk e kanë ngritur zërin. Kemi bërë tentativa për të takuar edhe kryeministrin Rama, vetë e kam takuar dy herë.
Fillimisht na u tha se duhej kohë sa të forconte pozicionin e tij, më pas në 2015 e takova prapë dhe i ofrova edhe një zgjidhje si ta zgjidhte më lehtë duke e kapur Budjon Meçen, pasi gjendej në Shqipëri. Më orientoi te Saimir Tahiri, që ishte atëkohë ministër i Brendshëm. Ai më tha t'ia cojë të gjitha infot që të merrej me rastin. Kam përgatitur edhe korrespodencën me e-mail me Tahirin.
Budjon Mece ka qenë i implikuar. Përgjigja e Tahirit ishte se do ia kalonte policisë, por nuk është bërë asgjë. Tani kam informacion që Budjon Meçe nuk është i gjallë më. Kjo është shumë zhgënjyese, pasi kishim shpresa të mëdha se do të na ndihmonin për të gjetur eshtrat. Edhe kjo qeveri nuk ka qenë e interesuar për të zbardhur vrasjen. Për të rritur presionin, ne kemi filluar të bëjmë edhe dokumentarë për figurën e babait tim, njëri narrativ dhe tjetri do të jetë dokumentar artistik" tha ai.
Remzi Hoxha dhe djali i tij Ardiani
Ardian Hoxha akuzon si vrasës të babait të tij Ilir Kumbaron dhe Budjon Meçen. "Personat e implikuar nga më i larti janë; Sali Berisha, Bashkim Gazidede, Ilir Kumbaro, Arben Sefgjini, Budjon Meçe dhe Avni Koldashit" shprehej pak kohë më parë për Report Tv, djali i biznesmenit.
Ish-punonjësi i SHIK-ut Budjon Meçe u dënua bashkë me Ilir Kumbaron por në momentin e fundit në gjyq mbërriti një “raport mjekësor” sipas të cilit Budjon Mece ishte “në gjendje koma në një spital privat” në Tiranë. Vendimi për të nuk u aktivizua, ndërkohë që Hoxha tha sot se nuk është më gjallë.
O mik a se ke kuptuar se me cilin komb ke te besh?po deshe te zgjidhesh problem beje privatisht se ky komb eshte i korruptuar deri ne palce.Dhe privatisht quhet:ose terhiq kembezen e pushkes vete ose pagauaj ata qe munden ta bejne kete gje.Tjeter rruge ne vendin e krimit shqiperi nuk ka.Mos prit te zgjidhesh problem ne rruge te drejte aty ku nuk ekziston drejtesia.Sa kohe do presesh akoma?
PërgjigjuPerse nuk pyet njehere Agron Tufen ose hajdutin e arkivave Kastriot Dervishin. Ata po nxjerrin dhe publikojne krime 70 vite para dhe do e keni me kollaj me kete te babait tend qe eshte e fresket fare. Shpresoj te me lexosh pertej ironise te mesiperme. Ta harrosh qe do marresh ndonjehere drejtesi ose do gjesh eshtrat e babait tend nepermjet institucioneve shqiptare. E kujtdo qofte qeveria, majtas apo djathtas. Kur vjen puna per te mbuluar nje krim politikanet e koruptuar shqiptare behen nje dhe te pandashem. Urdheruesin e di kush eshte, vrasesit po i di kush jane. Mos harxho para per dokumentare por harxhoi per ti goditur keta vrases aty ku ju dhemb me shume. Kjo eshte e vetmja rruge qe te ka mbetur.
PërgjigjuTi mire e ke mo vella, por kjo drejtesi nuk leviz as gishtin e vogel ne ceshtjet ku eshte perfshire Sali Berisha. Policia mund ta arrestonte, por ai ka qene "i paster" me urdher gjykate. Shiko ne lajme gjithe ato denoncime qe ka bere Izet Haxhia dhe asnje fillim procesi per monstren e Shqiperise.
Përgjigju