Djali me probleme mendore dhunon 
nënën, familja: Merreni në mbrojtje

Djali me probleme mendore dhunon <br />nënën, familja: Merreni në mbrojtje
Kjo është Feruze Ruko. E gjetëm duke qarë pranë hyrjes së pallatit të saj. Varfëria ka pllakosur familjen e saj por dhe fëmijët e sëmurë mendore ja kane bërë të vështirë jetësën.

Jeton ne lagjen 8 shkurti të qytetit Fier. Së bashku me kryefamiljaren Ruko në një apartament në katin e dytë të një pallati jetojnë dhe katër fëmijët e saj, dy djem dhe dy vajza. Jetojnë në kushte të rënda ekonomike, pa drita dhe energji elektrike.

Por ajo që rëndon me shumë këtë familje krahas shëndetit mendor që kanë, është djali 32-vjeçar. Edhe ai vuan nga probleme mendore. I shtrirë prej shumë vitesh në shtrat, Marjusi ka nevojë për kurim dhe sipas nënës së tij, askush nuk vjen për t’i ndihmuar.

Kemi frikë të futemi në dhomën ku qëndron thotë ajo. Ai shpesh herë kërkon edhe thikë apo shkrepsë për të na qëlluar ose për t’i vene flakën shtëpisë. Ndërkohë që ka raste edhe kur i ka dhunuar. 

"Kërkoj për ta çuar në spital, të shtrohet. Më gjuajti mbrëmë me shkel pse s’më jep për të ngrënë. E kishte goditur çupën pse kishte dalë të hapte rrobat në ballkon. E ka goditur e ka bërë me gjak në faqe. Kemi frikë se na godet me thikë, shteti ta çojë në spital, unë nuk e çoj dot se mua më vret. Do thikë për ta na therur ne, do shkrepse të na djegë shtëpi. Vajza madhe është me herminë gjaku, i kanë hedhur shkrepse në vesh edhe i është djegur komplet iriqi dhe të dy veshët janë çarë"- shprehet Feruzja.
.
Kjo familje jeton në izolim dhe me frikën e vdekjes së djalit që sipas Feruzes sa vjen dhe është rënduar. Apeli i kësaj familje është që shteti ta ndihmojë duke marrë në kujdes ose duke ndihmuar për kurimin djalin e saj me probleme të rënda mendore.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 


 

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!