Djali godet me shkop në kokë babanë, vdes në vend 52 vjeçari në Fier! Fqinjët: Grindeshin shumë, të dy vuanin nga problemet e shëndetit mendor

Djali godet me shkop në kokë babanë, vdes në vend 52 vjeçari në Fier! Fqinjët: Grindeshin shumë, të dy vuanin nga problemet e shëndetit mendor

Vendi ku ndodhi ngjarja, viktima dhe autori djali i tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, ku një 52 vjeçar ka gjetur vdekjen në vend pasi është goditur me shkop nga djali i tij.

Ka qenë Erdis Rapi 25 vjeç, i cili ka goditur me shkop në kokë babanë e tij Dhori Rapi, 52 vjeç. Në rrjetin e tij social, i riu është shumë aktiv, ku poston foto i rrethuar me lekë ndërsa i pëlqen që ta quajë veten "djalë unik".

"Sot rreth orës 11:50, në fshatin Luar, Roskovec, në banesën e tij, shtetasi E. R., 25 vjeç, për motive të dobëta, ka goditur në kokë me sende të forta(shkop), babain e tij, shtetasin Dh. R., 52 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Policia ka bërë të mundur kapjen e autorit dhe shoqërimin e tij në Komisariatin e Policisë. Po kryhen veprimet procedurale dhe hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes", thotë policia.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:50, në fshatin Luar, në Roskovec. Policia ka bërë të mundur kapjen e autorit dhe shoqërimin e tij në Komisariatin e Policisë. Ende nuk bëhet me dije se çfarë e ka shtyrë të riun që të godasë babanë e tij për vdekje.

Viktima Dhori Rapi

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:26
Vrau babanë, fqinjët: Grindeshin shumë, të dy vuanin nga problemet e shëndetit mendor (VIDEO)

Ngjarja e rëndë e ndodhur në Fier, ku një 52 vjeçar ka gjetur vdekjen në vend pasi është goditur me shkop nga djali i tij Erdis Rapi 25 vjeç, ka tronditur banorët e zonës. Pas aktit të rëndë fqinjët kanë folur për mediat, ku shprehen se të dy grindeshin shumë. Fqinjët thonë se ata jetonin vetëm të dy dhe vuanin nga probleme të shëndetit mendor, por janë shprehur se këtë akt nuk e prisnin të ndodhte kurrë.

“Të dy vuanin nga shëndeti mendor, kur i vdiq nusja para 3 vitesh gjendja e tyre u rëndua edhe më shumë. I ati merrte pak të ardhura, por pastaj ngelen pa lekë. Kishin ekonomi shumë të dobët, grindeshin shpesh të dy, fajtor është i ati pasi e urdhëronte shumë, si duket i riu se ka duruar dot. Në shoqëri nuk ngacmonin, por kjo që ndodhi është fatale nuk e prisnin”, tha fqinji.

Ora 13:21
Vrau babanë e tij me shkop, ky është 25 vjeçari nga Fieri! E quan veten 'djalë unik'

Ky është Erdis Rapi 25 vjeç, i riu i cili ka qëlluar me shkop për vdekje babanë e tij në Fier, paraditen e sotme. Në rrjetin e tij social ai e quan veten "djalë unik".

/I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fshati: 05/03/2021 17:09

    Bravo. Gomar.

    Përgjigju
  • Fiks: 05/03/2021 16:43

    booo, sa ngjaka ky tipi me ate psikopatin tjeter , Ridvanin nga Selenica , qe vrau 8 familjare se i thane "hajdut pulash".

    Përgjigju
  • raul: 05/03/2021 14:10

    ky meriton koken ne gijotine dhe ne mes te sheshit ne Fier. mjer familja cfare perbindeshi paska rritur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja