Fqinjët e familjes, ku sot djali Marjan Kodheli vraru me thikë babain Pjetër Kodheli në banesë në fshatin Shkallnur në Durrës, kanë thënë se autori prej pak kohësh ishte kthyer në Shqipëri.
Për Report Tv fqinjtët janë shprehur se familja ka qenë e qetë. Sipas dëshmive të banorëve, viktima jetonte me një grua tjetër në shtëpi.
‘Djali ka qenë jashtë. Ne s’kemi qenë në shtëpi. Këta janë nga Mirdita. Ka 6 fëmijë. Ai ka qenë jashtë shtetit, e ëma i kishte vdekur pasi i ra një tjegull në kokë. Po kanë qenë familje e mirë. Po janë jashtë shtetit të gjithë’, tha ai.
Lajmi kryesor:
Krim brenda familjes në Durrës, djali me probleme mendore vret babanë me thikë! Vihet në pranga









