DURRËS - 69-vjeçari Pjetër Kodheli u gjet pa shenja jete në banesën e tij, në zonën e Kodrës së Kuajve, në fshatin Shkallnur të Durrësit. Policia mori njoftimin rreth orës 13:00 dhe u vu menjëherë në kërkim të autorit të dyshuar, Marjan Kodheli, 25 vjeç.
Pas një ndjekjeje intensive që zgjati rreth dy orë, forcat e posaçme “Shqiponja” arritën ta arrestojnë në lagjen nr. 13 të Durrësit, në një lokal në bregdet te Shkëmbi i Kavajës, në pronësi të motrës së vet. Gjatë kontrollit, policia gjeti dhe sekuestroi thikën me të cilën dyshohet se është kryer krimi. Motivet e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa policia tha se autori vuan nga probleme të shëndetit mendor. Fqinjët e familjes janë shprehur të tronditur nga krimi i rëndë.
“Djali ka qenë jashtë vendit, kohët e fundit ishte kthyer. Ne s’kemi qenë në shtëpi në momentin e ngjarjes. Janë nga Mirdita, kanë gjashtë fëmijë. I ati ishte njeri i qetë, familje e mirë kanë qenë. E ëma e djalit kishte vdekur vite më parë, kur i ra një tjegull në kokë,” – tha një prej banorëve.
Sipas dëshmive, viktima jetonte me një grua tjetër në banesë, ndërsa Marjani ishte kthyer vetëm pak javë më parë në Shqipëri. Banorët pohojnë se familja Kodheli ishte e qetë dhe nuk kishte pasur konflikte në lagje.
"Si rezultat i kontrollit intensiv, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës mundësuan lokalizimin në lagjen nr. 13 dhe kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes, shtetasit Marjan Kodheli, 25 vjeç (dyshohet me probleme të shëndetit mendor), djalit të shtetasit Pjetër Kodheli.
Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan 25-vjeçarit, me cilësinë e provës materiale, një mjet prerës (thikë). Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme', njoftoi sot policia.
Fqinjët e familjes, ku sot djali Marjan Kodheli vraru me thikë babain Pjetër Kodheli në banesë në fshatin Shkallnur në Durrës, kanë thënë se autori prej pak kohësh ishte kthyer në Shqipëri.
Për Report Tv fqinjtët janë shprehur se familja ka qenë e qetë. Sipas dëshmive të banorëve, viktima jetonte me një grua tjetër në shtëpi.
‘Djali ka qenë jashtë. Ne s’kemi qenë në shtëpi. Këta janë nga Mirdita. Ka 6 fëmijë. Ai ka qenë jashtë shtetit, e ëma i kishte vdekur pasi i ra një tjegull në kokë. Po kanë qenë familje e mirë. Po janë jashtë shtetit të gjithë’, tha ai.
Komente









