Emisioni Esencë në Report Tv që drejtohet nga Eljan Tanini, zbuloi këtë herë të gjitha dyshimet dhe dritëhijet në lidhje me një vrasje të bujshme e cila nuk është folur në media atë të Artin Bashës. Kjo vrasje vetëm është njohur, por jo folur në shtypin e shkruar të kohës, gjithashtu edhe në ditët tona, është botuar shumë shumë pak. Artin Basha është shpallur “Martir i Demokracisë”. Një rrugë në Tiranë, në Kombinat, mban emrin e tij.
2 korrik 1990, mësymje nëpër ambasadat e huaja në Tiranë! Pasdite, 2 korrik 1990, 17 vjeçari Artin Basha plagoset nga policia gjatë kalimit të murit në Ambasadën Gjermane. Ai ruhet në reanimacion prej disa ditësh nga dy gjermanë të ambasadës. Me pas ata e lënë spitalin. Artin Basha bëhet mirë! Ditë më pas, Artin Basha i thotë nënës së tij në spital: “Mama une do të vdes”! Artini ndërron jetë në spital në rrethana të dyshimta.
Në spital u panë punonjës të Sigurimit të Shtetit, këtë e dëshmojnë personat e stafit të Ambasadës Gjermane që e ruajtën Artin Bashën në spital. Por kjo ngjarje ka edhe pikëpyetjet e saja të cilat janë më shumë se të shumta! Ato janë:
1. Si dhe përse e vrau Sigurimi i Shtetit Artin Bashën në Spital?!
2. Kujt i interesonte vrasja e tij? Përse nuk foli askush për këte vrajse?
3. Çfarë ka kuptuar zemra e Nënë Rinës për këtë ngjarje?
4. Përse nuk u fol asgjë për këtë dëshmor të demokracisë?
5. Përse plagosja dhe më pas vrasja u fsheh?
6. Kujt iu vu faji sa për të thënë?
7. Çfarë thanë për këtë ngjarje drejtuesit kryesorë të vendit nga më i vogli te më i madhi?
8. Çfarë tha për këtë ngjarje, Qemal Lame, Kreu i Hetuesisë së Përgjithshme?
9. Çfarë thoshte vete Ministria e Jashtme shqiptare përmes deklaratave të saj?
10. Si është shprehur si dëshmitar kyç punonjësi i sigurise së Ambasadës Gjermane Lothar Parzeller?
11. Çfarë tha për këtë ngjarje të bujshme tashmë edhe në Gjermani dhe si e shprehu presionin e tij Ministri i Jashtëm Gjerman Hans Dietrich Genscher kundrejt palës shqiptare?
12. Çfarë shprehu Ministri i Jashtëm shqiptar Reiz Malile?
13. Çfarë mohoi apo pohoi Ministri Simon Stefani dhe kreu i Policisë së Shtetit Dilaver Bengasi? Po Zylyftar Ramizi?
14. Çfarë tha dhe si u shpreh vetë Ramiz Alia?
15. Si e kundërshtoi apo pranoi Sali Berisha faktin e vrasjes në spital të Artin Bashës?
Flasin në Esencë: Saimir Karagjozi, shok i ngushtë i Artin Bashës, lidhje skype nga Franca. Ilir Demalia, autor i librit: Gurët e fundit të dominosë, dëshmitar i ngjarjeve të 2 korrikut 1990. Rrëfimi ekskluziv i Nënë Rinës, mamasë së Artin Bashës
regjim kriminal,,,si mund te vritet nje 16 vjecar..vetem se donte te ishte i lire,,pergjegjesit te varen ne litar,,..sa krime ka pare shqiperia nga komunizmi..por me ne fund nuk kemi me,,por kemi krimet dhe vrasjet e bandave .. ...keto kur do marrin fund..????
Përgjigju