Skena si në film/ Djali i ish-politikanit shqiptar bashkëpunon me krupierin dhe ‘vjedhin’ kazinonë në Tiranë! ‘Shitet’ si lojtar me fat, por del huq

TIRANË- Një skenë si në filma është regjistruar në një prej kazinove në Tiranë ku protagonist ka qenë djali i një ish-politikani të njohur në vendin tonë, i cili ka arritur që me anë të mashtrimit të marrë një shumë prej 1 mln lekësh të rinj! Në ndihmë për të vënë skenë këtë mashrim, i ka ardhur edhe krupieri i kazinosë, (dealer). Report Tv mëson se bëhet fjalë për Artan Lakrori, djali i Maqo Lakrori, ish-deputet dhe ish- kandidati për kreun e PS-së në 2009.

Në dosjen e plotë të siguruar me anë të burimeve tregohet skema e mirëfilltë se si Lakrori së bashku me krupierin e identifikuar si Ergi Bakiu 'vodhën' kazinon, ndonëse kjo skemë nuk u rezultoi efektive pasi u pikasën nga pronarët. Artan Lakrori, që shitej si ‘djaloshi me fat’ ndihmohej nga Ergi Bakiu, krupieri i cili nuk respektonte rregullat e kazinosë. Shkak për këtë është bërë mos kryerja e tre rrotullimeve të duhura të zarit në ruletë nga krupieri. Sipas rregullave, zari duhet të kryejë të paktën 3 rrotullime përpara se të bjerë te një nga numrat e ruletës. Në të kundërt, ajo nuk duhet të quhet e saktë. Mirëpo, ky rregull u anashkalonte nga krupieri dhe kështu e ndihmonte Lakrorin të fitonte shuma të konsiderueshme Një gjë e tillë ka ndodhur jo njëherë, por plot 6 herë.

“Në datën 21/07/2022, në orën 07:21’:31”, në ruletën 5, krupieri Ergi Bakiu i cili ishte krupier në tavolinën e sipërpërmendur u pa të hidhte topin, i cili kryen vetëm 2 rrotullime (bie ne numrin 9) nga minimumi 3 rrotullime që është rregullorja e brendshme e kazinosë dhe në të kundërt loja nuk duhet të quhet e saktë, por krupieri u pa të konfirmonte numrin 9 në ekranin elektronik që shërben për të lidhur terminalet elektronike të ruletës me numrin përkatës. Si rrjedhojë e mos bërjes se minimumit 3 rrotullimeve të topit, sistemi elektronik, i cili nga momenti i hedhjes së topit të lejon dhe rreth 6 sekonda për të vendosur bastet, bërja e vetëm dy rrotullimeve të lejon vendosjen e basteve dhe për 2 sekonda të tjera ndërkohë që numri ka rënë. Si rrjedhojë, u pa që klienti Artan Lakrori me numër rregjistrimi #***, i cili po luante ne terminalin elektronik të lidhur me ruletën 5, pasi pa që ra numri fitues 9, filloi të vendoste me shpejtësi baste në numrin 9 dhe si rrjedhojë në baze të pamjeve fiton rreth 162,000 Lekë”, thuhet në një pjesë të dosjes.

Ai ka arritur që të marrë rreth 10 mln lekë të vjetra, më konkretisht herën e parë 162,000 lekë, herën e dytë 144,000 lekë, të tretën 72,000 Leke, të katërtën dhe të pestën nga 200,000 lekë dhe të gjashtën 261,000 lekë. Nga kjo gjë kanë përfituar edhe klientë të tjerë. Mashtrimi është kryer në datat 21 dhe 22 korrik 2022, teksa ndalimi i tyre është bërë në 2 gusht.

Ndonëse dyshja nuk pretendon se kanë bashkëpunuar, mesazhet në rrjetet sociale, i kanë tradhtuar. Në një prej sms Artani i shkruan Ergit” edhe një sugjerim mos bëj shorts aty, përveç ndonjë rasti tek tuk, mos e bëj rrugë”. Ergi i shkruan Artanit” mbrëmë  vetëm një herë e branë mëngjes, se di e kap apo jo, e bëra me shumë për Erjonin se kishte lënë shumë”. Artani i shkruan Ergit” jo më daku unë jam stabël edhe kur humbi, ideja është të japësh edhe t’i bakshish, bëj max, 1-2”. Ergi i shkruan”se hedh dot se më folën”. Artani i shkruan ”mos e hidh, të kam thënë herët bëje një herë kaq kohë, jo përherë dhe je ok”. Gjithçka është parë nga pamjet filmike se si Ergi Bakiu shkelte rregullat dhe më pas kanë nisur investigimin ku është rënë në gjurmët e klientëve që përfitonin.

“Ergi Bakiu, është krupier në cazino dhe merret me zhvillimin e lojës. Në rregulloren e lojës, është e përcaktuar që pasi hidhet topi nga krupieri, që të quhet lojë e rregullt, ai duhet të bëjë minimalisht 3 rrotullime. Ergi, herë pas herë ka lejuar që topi të bëjë rrotullime të shkurtra dhe kjo gjë ka bërë që ata si personel të ngrinin dyshime”, ka thënë shefi i survejimit të kazinosë.

Ergi Bakiu ka mohuar që të ketë ndihmuar klientë të kazinos, duke thënë se gjithçka është në mënyrë mekanike dhe se ai nuk mund të ndërhyjë. 

“Punoj prej 8 muajsh te Regency Casino dhe detyra e ime është shpërndarës (dealer) i letrave dhe i zareve të lojrave të ndryshme që zhvillohen në kazino. Nuk kam ndihmuar asnjë klient që të fitojë para, pasi nuk kam asnjë mundësi se si ta bëjë këtë ndërhyrje. Makineria është elektronike, e programuar më parë, nga ku loja ndiqet sipas programimit dhe jo sipas krupierit. Gjithashtu, veprimtaria e krupierti, mointorohet dhe ndiqet nga një inspektor i cili urdhëron krupierin për cdo veprim të lojës dhe spinën. Kam rreth një muaj që e njoh. E kam njohur në ambientet e kazinos, duke qenë se Artani është klient i rregullt, por jashtë nuk e kam takuar ndonjëherë”, ka thënë ai.

I pyetur për sms që ka komunikuar me Artan Lakrori, të konstatuara nga kqyrja e telefonit të tij, ku ky i fundit i ka dërguar sms me përmbajtjen e lojës dhe i ka sugjeruar mënyrën e lojës, që ai të kishte mundësi të fitonte, Ergi ka deklaruar se atë lloj sygjerimi që Artani i ka bërë për lojën në instagram, ia thotë të gjithë krupierëve të tjerë që punojnë në kazino dhe jo vetëm atij.

Në të njëjtën logjikë ka qenë edhe Artan Lakrori, i cili thotë se biseda me Ergin ka qenë krejtësisht normale si me të gjithë krupierët, teksa e konsideron thjesht fat dhe jo vjedhje.

 “Jo vetëm me Ergin, por me të gjithë dillerat, menaxherët dhe të gjithë punonjësit e kazinosë ka komunikim. Me Ergin, në Instagram kam pasur komunikime normale loje, me terma loje që janë korrekte dhe jo te ndaluara. Përsa i përket faktit që topi nuk bën 3 rrotullimi, se nuk është përgjegjesia e ime në loje. Kjo përgjegjesi është e dillerit, e inspektrorit, e monitoruesve të tij. Pjesa e fitimit ka të bëjë me shkathetësine time, gjë që mund të bëhet nga të gjithë dhe jo vetëm nga ai. Ergin, as s’e kam takuar jashtë, nuk ka asnjë lloj transaksioni ekonomik me të dhe asnjë lloj interesi pasuror. Nuk i kam premtuar dhe nuk i ka dhënë gjë Ergit. Nuk kam lidhje farje në bashkëpunim me të, madje as kafe nuk kam pirë kurrë me Ergin. Nëse merret pasqyra financiare e imja në kazino, do të shikohet që më shumë kam humbur sesa ka fituar. Pjesë të fatit që më kanë rënë ato numra, tek të cilët kam vendosur bastet dhe se nuk kam kryer asnjë lloj vjedhje, apo nuk ka bërë bashkëpunim me Ergin”, ka deklaruar ai.

Dyshja është arrestuar dhe më pas Gjykata e Tiranës me gjyqtarit Lazer Sallaku ka caktuar ‘Detyrim Paraqitje’.

Vendimi i Gjykatës

 

B.K./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 09/08/2022 22:34

    Keta pronaret e kazinove jane te pashpirte!Nje lojtar qe los ne kazino ka lene jeten aty,por keta nuk ngopen duan mos te fitoj fare qe tu marin edhe breket

    Përgjigju
  • Hhh: 09/08/2022 20:37

    E ke qare kete shkrimin!

    Përgjigju
  • Jaho: 09/08/2022 19:09

    Ky Lakrori, djali i nje politikani te madh, mos eshte Maqo Lakrori?

    Përgjigju
    • ana: 10/08/2022 00:31

      dora vete, Maqo Lakrori, politikan shume i madh hahahahahahaah

    • A. N.: 09/08/2022 23:47

      Zbulove rroten

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë