SIRI - Ky është një nga imazhet më tronditës të luftës siriane: një djalë 8-vjeçar thith fort një cigare dhe në gishtat e vegjël të dorës, mban një pushkë AK-47 të varur në qafë.

Ai është shumë i vogël që të mbajë një armë të tillë, por vogëlushi i quajtur Ahmed është tashmë një luftëtar në luftën civile siriane.

Ahmed tregon se prindërit i kishin vdekur gjatë një sulmi me mortajë në qytetin e shkatërruar të Aleppos. Videoja e tij ka bërë xhiron e botës, duke treguar realitetin tragjik të luftës çnjerëzore në Siri.

Në video, djali shtrëngon armën dhe shëtit nëpër një rrugë të mbushur me fishekë dhe objekte të shpërndara nga shtëpitë e afërta, që kanë kohë që janë braktisur nga civilët.

Për disa javë rresht tashmë , kjo zonë është kthyer në një shesh lojërash, ku Ahmedi thotë se do të bëhet një ushtar në të ardhmen.

Në një raport të fundit të OKB-së thuhet se miliona fëmijë në Siri e kanë të ardhmen në rrënoja dhe shkatërrime. Gjithashtu, një pjesë e madhe e tyre janë duke vuajtur nga traumat psikologjike, sepse ata kanë parë vrasjen e anëtarëve të familjes ose janë tmerruar për shkak të bombardimeve të vazhdueshme.

Redaksia online
(ar.sh/l.ç/shqiptarja,com)