Djaloshi që bënte mrekullira
nisur nga një violinë Stradivari

Djaloshi që bënte mrekullira<br />nisur nga një violinë Stradivari
“Autiku dhe pëllumbi” tregon se si brenda secilit prej nesh regëtin një veti, një aftësi që na bën të veçantë, ndryshe, por njëkohësisht të njëjtë me tjetrin. 

Gereti është biri autik i një nëne të alkoolizuar, Zhaninës. Ajo nuk e di kush është babai i tij, kështu që bëhet për të nënë, baba, gjyshe e gjysh, ndërsa ai kthehet në qendrën e jetës së saj.

Djali ka një mendje të jashtëzakonshme, të dëlirë e të pafajshme, si dhe një zhvillim gjuhësor të habitshëm: ai e merrte gjithçka fjalë për fjalë, sikurse i thuhej. Atij i pëlqen të çmontojë e të montojë përsëri objekte të ndryshme, e në këtë mënyrë zbulon talentin e tij për të ndërtuar violina, i cili do ta bëjë të famshëm në tërë botën.

Kur Gereti largohet nga shtëpia për të jetuar vetëm, ai krijon një lidhje të çuditshme me një pëllumb postar, nëpërmjet të cilit arrin të njohë njerëz të ndryshëm falë udhëtimeve dhe kthimeve të tij. Njëri prej këtyre udhëtimeve do ta ndryshojë përgjithmonë jetën e Geretit.

Hap pas hapi zbulohet mënyra se si sillemi në një botë ku nuk jemi pjesë e përkufizimit gjithnjë e më shtrëngues të "normalitetit". Në vitin 2011, Rodaan Al Galidi u shpall fitues i Çmimit Europian për Letërsinë për këtë roman.

 Rodaan Al Galidi (1971) është shkrimtar dhe poet holandez me origjinë irakiane, arratisur prej Irakut më 1992. Ai mbërriti në Europë si klandestin e më pas u integrua më së miri në jetën holandeze.

Vëllimi tij me poezi "Vjeshta e Zorros" (2007) ishte pjesë e listës së përzgjedhur për Çmimin e Poezisë ndërsa romani "Lumi i etur" (2009) ishte ndër të përzgjedhurit për Çmimin për Letërsinë e Re në Holandë.

Romani i tij "Autiku dhe pëllumbi" (2011) është fitues i Çmimit Europian të Letërsisë dhe është përkthyer në disa gjuhë, ndër të cilat: danisht, suedisht, maqedonisht, çekisht, bullgarisht, tashmë edhe në shqip. Vëllimet me poezi "Madhësia e vetmisë" (2012) dhe “Më mirë jo, u përgjigj dashuria" (2013) janë pritur shumë mirë nga kritika.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Qafë-Shtamës, e vështirë të ndërhyhet nga terreni! Në operacion edhe 50 forca të ushtrisë

Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Qafë-Shtamës, e vështirë të ndërhyhet nga terreni! Në operacion edhe 50 forca të ushtrisë