Martin Feijoo nga Madridi është i apasionuar pas reve dhe imazhet që formohen nga to i ka hedhur në vizatim.

Ai kishte filluar të projektonte imazhet që vitin e kaluar pas një udhëtimi në Meksikë.

Sipas tij, retë e Meksikës ishin më të mëdha se të vendeve të tjera dhe qielli ishte më i qartë.

martin

Artisti është shprehur se i adhuron retë duke qenë se ka kaluar shumë kohë në rrugë dhe e ka ndjekur ndryshimin e tyre në mënyrë të vazhdueshme.

Që në fëmijëri atij i kishin folur për origjinën e reve dhe në të vërtetë ai ka mundur të shkrepë objekte të ndryshme të formuara nga retë, të cilat më pas i ka skicuar në vizatime.

babagjyshi

Me skicat e tij Martin ka mundur që të krijojë një histori për çdo re të fotografuar.

Në vizatimet e tij shihen kafshë të ndryshme, objekte astronomike, dhe një babagjysh me mjekër të gjatë.

dinozaur

Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)