TIRANE – Kryebashkiaku Lulzim Basha tregoi sot se nuk do t’ia dijë për kritikat ndaj institucionit dhe vartësve të tij. Një ditë pas akuzave të rënda të Amnesty International, për dhunim fizik dhe shkelje të së drejtës për të jetuar ndaj komunitetit rom, numri një i bashkisë së kryeqytetit u shfaq sot në publik krah personit që akuzohej direkt për ushtrimin e kësaj dhune, kreut të Policisë Bashkiake, Florenc Hoxha.
Basha dhe Hoxha, ishin të dy bashkë sot gjatë inspektimeve që kryebashkiaku u bëri punimeve në rrethrrotullimin e Donagës, në kryeqytet.
E përditshmja “Panorama” shkruante sot se, sipas burimeve të saj, Florenc Hoxha ishte shkarkuar nga detyra që mban pikërisht për shkak të akuzave të ngritura edhe në raportin e Amnesty International, organizatë me famë botërore që mbron të drejtat e njeriut. Por i pyetur nga TV A1Report, kryebashkiaku Basha e hodhi poshtë këtë lajm. “Nuk merremi me spekulime, jemi këtu vetëm për lajme të vërteta”, tha kreu i Bashkisë së Tiranës.
/Shqiptarja.com

Ambasada e SHBA nis mbledhjen e shisheve plastike