Djegia e 40-vjeçarit nga plasja e një prej furrave të pjekjes në fabrikën e Patosit, në pranga 36-vjeçari! Shkaktoi vdekjen e punonjësit nga neglizhenca në punë

Djegia e 40-vjeçarit nga plasja e një prej furrave të pjekjes në fabrikën e Patosit, në pranga 36-vjeçari! Shkaktoi vdekjen e punonjësit nga neglizhenca në punë

Fabrika ku punonte viktima

Një 36-vjeçar ra në pranga pasi Alket Malaj, 40 vjeç vdiq ditën e djeshme duke u djegur nga plasja e një prej furrave të pjekjes në një fabrikë në Patos. Policia ka arrestuar 36-vjeçarin, Ergli Demçe pasi ky i fundit ka qenë drejtuesi teknik i repartit të fonderisë dhe ka shkelur rregullat për mbrojtje në punë. Pra nëse do ishte korrekt nga ana e tij, nuk do kishte ndodhur ngjarja e rëndë.

Kujtojmë se Alket Malaj, 40 vjeç ka ndërruar jetë ditën e djeshme në fabrikën ku punonte si pasojë e një aksidenti. Sipas disa prej kolegëve plasja mund të ketë ndodhur edhe për shkak të prezencës së një sasie të vogël uji në momentin që ai ka qenë duke shkrirë gizë, por shkaku i vërtetë do të përcaktohet pas hetimeve të plota.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton