E rëndë në Fier, vdes 40-vjeçari! U dogj aksidentalisht nga plasja e një prej furrave të pjekjes në fabrikë! Flasin kolegët: Mund të ketë pasur ujë te giza

FIER - Një 40-vjeçar ka mbetur i vdekur gjatë një aksidenti në punë. Rreth orës 13:45, është djegur aksidentalisht nga kontakti me njërën prej furrave të pjekjes në këtë ndërmarrje për përpunimin e metaleve(fonderi), në Patos.

Viktima është identifikuar me inicialet Alket Malaj, 40 vjeç.

Sipas disa prej kolegëve plasja mund të ketë ndodhur edhe për shkak të prezencës së një sasie të vogël uji në momentin që ai ka qenë duke shkrirë gizë, por shkaku i vërtetë do të përcaktohet pas hetimeve të plota.

“Erdha në orën 2 unë këtu, ka pasur furra më thanë, iu ka prerë kokën nga presioni. Ai ka qenë lartë të furra, ka qenë punëtor. Fabrika prodhon kapak pusetash metalike, shkrihet gizë. Nuk e di se si ka qenë furra, ka qenë punëtor i vjetër”

“Kam dëgjuar zhurmë, nuk pashë gjë, plasi atje brenda, se nga se, si qysh tek, nuk e di, bënte kohë që punonte këtu. Ai merrej me ato të aluminit. Ka qenë duke hedhur gizë, ndoshta do ketë pasur pak ujë aty brenda të gizës. Ka plasur giza dhe ka kryer plasjes. E kishte kapur në qafë”, thanë kolegët.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion