Pas djegies së anijes 'Aquamarine' në brigjet e Karaburunit, Drejtori i Regjistrit Detar Emiljan Jani ka sqaruar të gjithë procedurat që ndiqen për certifikimin e një anije përpara se ti jepet leja për të lundruar.
Sipas Janit edhe anija turistike në Vlorë i është nënshtruar procedurave dhe sipas tij kjo anije ishte një nga më të rregulltat dhe ishte mjaftë e mirë për lundrim.
"Pasi paraqitet pranë shoqërisë tonë pronari i mjeti i cili mund të jetë blerë në Shqipëri apo jashtë bën kërkesën dhe nga ana e shoqërisë përcaktohet survejori përkatës i cili bashkë me inspektorin e ndërhyrjes së përgjithshme detare shkojnë tek porti ku ndodhet mjeti që do të blihet. Shikohet dokumenti shoqërues i anijes. Inspektohen dy pika kryesore nga ana navigacionale dhe nga ana motorike. Për të dyja këto inspektime mjeti pajiset me certifikata përkatëse, të cilat janë të vlefshme nga porti ku blihet mjeti deri në portin që do të ankorohet, në rastin përkatës në Vlorë. Pasi vjen në Vlorë ngrihet prapë grupi i punës dhe bëhet riinspektim i dytë. Shikohet gjendja teknike dhe pajiset me certifikatën përfundimtare të lundrimit.
Doja të theksoja për rastin e mjetit në fjalë, i cili pati një avari të rëndë ju them se ishte një ndër mjetet lundruese me aftësi navigacionale dhe motorike nga më të mirat që ndodhej në portin e Vlorës. Ishte i aftë për të bërë një guidë turistike. Pasi pajisen me certifikata përfundimtare mjetet lundruese turistike paraqiten pranë shoqërisë tonë dhe bëjnë inspektim vjetor i cili është i detyrueshëm. Anija është një ndër anijet më të rregulltat si edhe poseduesi i mjetit është një ndër më të rregulltit." ka thënë Jani.
Lajmi kryesor:
U ankorua në Karaburun nga moti i keq, shpërthen në flakë anija turistike, 5 persona hidhen në det për të shpëtuar (VIDEO+FOTO)
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.4%
-
Të gabuar
68.1%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3156
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Merr flakë gjithë lagjja në Filipine, digjen mbi 1000 banesa, zhvendosen 8 mijë banorë (VIDEO)
25 Nëntor, 20:35
-
Ersekë/ Flakët shkrumbojnë magazinën me bazë ushqimore, 2 zjarrfikëse në vendngjarje për të shmangur përhapjen e vatrës në banesa (FOTOT)
24 Nëntor, 19:15
-
Fusha e mbetjeve në Vlorë 2 ditë në flakë, tymi mbulon zonën! Banori për Report Tv: Problem i madh, bllokohemi me erën e mbeturinave (VIDEO)
23 Nëntor, 08:29
-
Vlorë/Sërish zjarr në fushën e mbetjeve! Zjarrfikësit në 'luftë' me flakët (VIDEO)
22 Nëntor, 18:31
-
Stuhi në gjithë vendin/ Mijëra banorë pa drita! Anulohen lundrimet Durrës-Bari! Mbyllet spitali i Pukës, uji hyn në pavijone! Dukagjini në izolim (VIDEO)
22 Nëntor, 10:11
-
Kundër pr/buxheti 2025, dështon protesta e PD-së para Kuvendit! Zgjati më pak se 2 orë, Berisha kishte bërë thirrje të vazhdonte deri kur të bëhej votimi
19 Nëntor, 16:11
-
Ministri Hoxha prezanton drejtorët e Kukësit dhe Dibrës: Të krijojmë mjedise të sigurta në shkolla, rrugë, lagje e kudo
19 Nëntor, 15:26
-
Sot ndeshja Shqipëri - Ukrainë, Policia e Shtetit publikon planin e masave të ndërmarra! Ja rrugët që do të bllokohen
19 Nëntor, 12:16
-
Zjarr në një spital në Rusi, njerëzit hidhen nga dritaret për t’i shpëtuar flakëve (VIDEO)
18 Nëntor, 19:13
-
Operacionet kundër krimit të organizuar dhe të kërkuarve, Operacionalja dhe FAST Albania bëjnë trajnime të përbashkëta: Taktikë dhe vetëmbrojtje (VIDEO)
17 Nëntor, 22:21
-
Emërimet e reja/ Ministri Hoxha dhe kryepolici Proda prezantojnë drejtorin e ri të Policisë së Beratit! Detyrat që iu lanë Luigj Vathit
17 Nëntor, 20:39
-
Prezantohen drejtorët e rinj të policisë në Tiranë dhe Durrës, Ministri u lë porosi: Zbardhni sa më shpejt vrasjet e fundit, rihapni hetimet për ngjarjet e vjetra
16 Nëntor, 10:15