Një prej të të plagosurave sot si pasojë e djegies së autobusit rrëfen ngjarjen për Report TV. E shtruar në QSUT shprehet se flaka nisi nga motorri i autobusit dhe se ishte shoferi "ai që na mori në qafë". shprehet Luciana Mita.
'Ishim duke ecur me autobusin. Nuk kishte shfaqur probelme gjatë ecjes. Në moment, erdhi era djegie dhe në pak sekonda gjithçka u përfshi nga flakët e zjarrit. Mezi dolëm nga autobusi. Thyem disa xhama pasi temperatura aty u rrit shumë dhe i gjithë vendi u mbush me tym. Ata që ishin në fund mundën që të dalin më shpejt, ndërsa ata të fillimit kanë vuajtur shumë, pasi aty ra edhe zjarri. Shoferi na mori në qafë ' tha ajo.
Fotografia është psotuar në rrjetin social Facebook nga Ilir Kadia i cili është shok me të lënduarën.
Luciana ka marrë plagë në trup por që fatmirësisht nuk janë të një shkalle të lartë dhe është jashtë rrezikut për jetën.Ndërkohë në këtë spital ndodhen 11 të lënduar 9 nga të cilët me djegie të rënda ndërsa 2 të tjerë janë jahstë rrezikut për jetën. Një grua humbi jetën në autobus, një ndërroi jetë rrugës për në QSUT.
Redaksia Online
(S.M/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com