Djegia e flamurit, MPJ-Serbisë
'Reago! Situata jashtë kontrollit'

Djegia e flamurit, MPJ-Serbisë<br />'Reago! Situata jashtë kontrollit'
TIRANE - Ministria e Punëve të Jashtme ka reaguar për djegien e flamurit shqiptar, gjatë ndeshjes që u zhvillua dje mes Partizanit të Beogradit dhe Crzvena Zvezdës, duke e dënuar dhe e cilësuar këtë si një akt të shëmtuar të përdhosjes së flamurit tonë kombëtar.

Përmes një komunikate për shtyp, Ministria e Jashtme thekson se aktet dhe urrjejtja antishqiptare u vu re edhe në një ndeshje e cila nuk kishte të bënte me shqiptarët.

Nga ana e saj ministria i bën thirrje autoriteteve serbe të marrin masa, për të kontrolluar, atë që sipas saj ka marrë përmasa të pa menaxhueshme dhe me pasoja të rënda për vendin e stabilitetin në rajon. Gjithashtu i bëhet thirrje zyrtarëve servë që të distancohen nga këto veprime të shëmtuara.

Katër ditë pas trazirave në stadiumin e Beogradit, tifozët serbë edhe pse të paralajmëruar nga organet më të larta të futbollit se janë nën vëzhgim, por kjo nuk i ka ndaluar të shfaqin sjellje raciste ndaj shqiptarëve. Sipas Ministrisë së Jashtme kjo situatë është bërë e pamenaxhueshme, çka siç theksohet mund të rrezikojë destabilitetin e rajonit të Ballkanit.

Po ashtu, i kërkohet edhe UEFA-s që të nisë marrjen e masave që këto thirrje dhe kore raciste të neutralizohen, në një kohë kur të enjten e 23 tetorit pritet vendimi i organit të lartë të futbollit për atë çka ndodhi në Beograd. 


Më poshtë komunikata e plotë për shtyp e Ministrisë së Jashtme:

"MPJ denon me force djegien e flamurit shqiptar ne ndeshjen Partizani -Crvena Zvezda. Ministria e Puneve te Jashtme denon me force aktin e shemtuar te perdhosjes dhe djegies se flamurtit shqiptar ne ndeshjen e futbollit Partizani -Crvena Zvezda te luajtur mbrem ne Beograd.

Konstatojme me keqardhje se huliganizmi i tifozerise serbe dhe urrejtja patologjike ndaj simboleve shqiptareve u shpreh serish ne Beograd ne nje ndeshje qe nuk kishte aspak te bente me Shqiperine apo shqiptaret.

Gjate ndesjes se luajtur mbrem ne Beograd u perseriten serish aktet e shemtuara anti shqiptare ku tifozeria serbe pervec djegies se flamurit shqiptar shpertheu ne fyerje te renda ndaj shqiptareve.

MPJ e Shqiperise u bene thirrje autoriteteve serbe te vendosin para pergjegjesit e ketyre akteve dhe klases politike serbe te ngrihet ne lartesine e duhur dhe te distancohet qarte nga akte te tilla qe po marrin permasa te pa menaxhueshme dhe me pasoja te renda per te ardhmen dhe stabilitetin e Ballkanit.

Futbolli dhe asnjë sport tjetër nuk duhet të shihen dhe as të fantazmohen si një mënyrë tjetër e të nxiturit konflikte midis kombeve.

Organizata më legjitime dhe më përfaqësuese e futbollit evropian, sic është UEFA, duhet të jetë në krye të kësaj përpjekjeje esenciale për të bërë të mundur bashkejetesën në këtë botë të globalizuar, konform vokacionit të saj dhe thirrjeve të vazhdueshme që janë bërë dhe i bëhen jo vetëm nga sportistë por edhe nga krerë shtetesh dhe qeverish."
thuhet në komunikatën e MPJ


Ditën e djeshme, tifozët serbë, gjatë ndeshjes së derbit të Beogradit, mes Partizanit dhe Crzvena Zvezdës, vijuan sjelljet e tyre raciste karshi Shqipërisë, ku krahas koreve dhe parullave “Kosova është Serbi”, dogjën edhe flamurin kuqezi.

Gjithashtu dje, ambasada shqiptare në Beograd u rrethua nga forca të shumta policie, në kuadër të masave të marra nga policia serbe për derbin e Beogradit. Po dje, në një lidhje telefonike për A1 Report, zëdhënësi i ambasadës shqiptare në Beograd, Ernald Filo theksoi se pati informacione se kjo godinë mund të sulmohej nga huliganët, dhe tha se masat e marra ishin për të garantaur sigurinë gjatë ndeshjes së dy skuadrave të Beogradit, Partizani-Crvena Zvezda. 


Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim