Djegia e flamurit serb në sheshin ‘Skënderbej’, Serbia 'notë proteste' Shqipërisë: Ngjarje të tilla dëmtojnë marrëdhëniet dypalëshe

Serbia ka dërguar një notë proteste ndaj ambasadës së Shqipërisë në Beograd për djegien e flamurit serb në qendër të sheshit Skënderbej në 20 nëntor, mbrëmjen kur u luajt ndeshja Shqipëri-Ishujt Faroe në Air Albania në kuadër të kualifikueseve të Euro 2024.

Mediat serbe shkruajnë se njoftimin e ministrisë së Jashtme të Serbisë, thuhet se ngjarje të tilla dëmtojnë marrëdhëniet dypalëshe të dy vendeve të cilat sipas ministrisë serbe, kanë arritur në pikën më të lartë gjatë historisë së tyre shekullore.

“Ne besojmë se ngjarje të tilla dëmtojnë marrëdhëniet dypalëshe të dy vendeve, të cilat në vitet e fundit kanë arritur pikën më të lartë gjatë historisë së tyre të përbashkët shekullore”, theksohet në njoftimin e ministrisë.

Më tej ministria e Jashtme thekson se pret që institucionet kompetente të Shqipërisë të bëjnë gjithçka. në kompetencat e tyre për të identifikuar dhe ndjekur penalisht autorët e këtij akti të shëmtuar, të cilat duken qartë në videon e djegies së flamurit të publikuar nga mediat.

Në notën e protestës shprehet pritshmëria që Shqipëria të informojë institucionet e Serbisë për këtë nëpërmjet kanaleve diplomatike brenda një periudhe të arsyeshme kohore.

B.V/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • fadili: 22/11/2023 10:22

    Lat nam o njerez ne dite festimi djegni flamurin e nje tjeter shteti. Kapi futi brenda keta shpellaret e kosoves. turp turp

    Përgjigju
    • Arbëri: 22/11/2023 12:00

      O fadil o falcoshqiptarë. Serbia i kalli flamujt dykrenar para syve të Edvin shqipfolësit në Beograd e ky vetëm qeshi o patronazhist bq

  • ARION: 22/11/2023 10:16

    Na plasi trapi ne, ju keni vra shqiptar me plehra, rasti i fundit i bete ceremoni atyre.

    Përgjigju
    • Mondi: 22/11/2023 11:09

      Ndeshje Itali - Serbi ne Genova i kujton gje ketyre te ministrise se jashtme serbe?

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu