Marrëdhëniet midis Suedisë dhe Turqisë janë pothuajse inekzistente pas incidentit në Stokholm, në të cilin ekstremisti i djathtë danez Rasmus Paludan i vuri zjarrin një kopje të Kuranit javën e kaluar.
Për shkak të këtij incidenti, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan kërcënoi se do t’i jepte fund bisedimeve për hyrjen e Suedisë në aleancën e NATO-s.
“Nëse nuk tregoni respekt për Republikën e Turqisë apo besimet fetare të myslimanëve, atëherë nuk mund të merrni asnjë mbështetje nga ne për çështjen e NATO-s”, ka thënë Erdogan në Ankara.
Në kryeqytetin e Suedisë, më pas shpërthyen protesta të mëdha nga turqit dhe myslimanët të cilët treguan rebelimin e tyre kundër këtij akti.
Ambasada suedeze ka paralajmëruar të shtunën qytetarët e saj në Turqi që të jenë të kujdesshëm dhe të shmangin turmat dhe tubimet në këtë vend.
“Suedezëve në Turqi u kërkohet të monitorojnë zhvillimet dhe të shmangin tubimet dhe protestat e mëdha”, deklaroi Ministria e Punëve të Jashtme suedeze në faqen e saj të internetit në udhëzimet për qytetarët e saj jashtë vendit.