PD: Bandat e Ramës dogjën makinat e kryetares në Ulëz, s'do ta falim

PD: Bandat e Ramës dogjën makinat e kryetares në Ulëz, s'do ta falim

Makina e djegur e Gjelina Kalthit

Partia Demokratike ka reaguar pas ngjarjes së rëndë në Ulëz të Matit, ku kryetares së PD-së, Gjelina Kalthi në këtë njësi iu dogjën dy makinat. Sipas pretendimeve të PD-së Kalthi nuk ka patur asnjë konflikt që mund të shkaktonte ngjarjen në fjalë.

PD pretendon se shkak i vetëm i këtij sulmi është se me këto dy makina familja Kalthi vinte në Tiranë për të marrë pjesë në protestat e opozitës.

Por jo vetëm kaq, pasi Partia Demokratike përfshin edhe policinë. Në deklaratë thuhet: "Postblloqet policore në rrethin e Matit kanë identifikuar makinat si “transportuese” të protestuesve nga Mati në Tiranë dhe mbrëmë, në mes të natës, si hajdutë e banditë, kanë realizuar aktin kriminal."

Ndërkohë edhe vetë Gjelina Kalthi ka thënë se nuk ka konflikte ma asnjë person dhe se makinat ishin larg njëra tjetrës gjë që shton dyshimet për një zjarr vënie të qëllimshme.

Deklarat e plotë:

"Mesnatën e mbrëmshme, bandat e Edi Ramës në Ulëz të Matit kanë djegur dy makinat e kryetares së strukturës së PD në Ulëz, znj Gjelina Kalthi. Asnjë problem teknik, asnjë konflikt nuk ka patur familja e znj. Kalthi me askënd në Ulëz. I vetmi shkak i këtij sulmi banditesk është fakti se me këto dy makina, familja Kalthi ka ardhur në Tiranë për të marrë pjesë në protestë, duke shoqëruar edhe qindra qytetarë të tjerë protestues nga Ulza. Postblloqet policore në rrethin e Matit kanë identifikuar makinat si “transportuese” të protestuesve nga Mati në Tiranë dhe mbrëmë, në mes të natës, si hajdutë e banditë, kanë realizuar aktin kriminal.

PD dënon ashpërsisht këtë akt qartësisht politik dhe banditesk. Ai është një akt që as do ta harrojmë, as do ta falim.

Një ditë, në këtë vend drejtësia do të vendoset dhe para drejtësisë, me Edi Ramën, do të vendosen dhe bandat e banditët që realizojnë akte të tilla, që synojnë intimidimin dhe frikësimin e kundërshtarëve politikë të regjimit kriminal të Edi Ramës. Bandat e Edi Rames, betejën me demokratët e qytetarët e Matit e kanë të humbur.

Familja Kalthi, bashkë me qytetarët e tjerë të Ulzës, do të jenë edhe nesër në protestë, para kryeministrisë, në orën 19.00 Malësorët e Matit nuk i nënshtroi dot Enver Hoxha, ata nuk do t’i nënshtrojnë dot as banditët e drogës e të hashashit, në shërbim të kryeministrit ilegjitim të Avdylajve."

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Banda: 07/06/2019 12:32

    Banda kriminale e PD dogji makinat me lënd piroteknike të fshehura nëvmakina ...!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur