Shkrumbohen dy makinat e kryetares së PD-së në Ulëz, Gjelina Kalthi: M'i dogjën për shkak të angazhimeve politike

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në qytezën e Ulzës. Dy makinat në pronësi të kryetares së PD-së, Ulëz njëkohësisht administratore e kësaj njësie për Bashkinë Mat, Gjelina Kalthi janë shkrumbuar nga flakët. Ngjarja ka ndodhur pranë banesës së saj, ku dy makinat ishin të parkuara. Për këtë ngjarje ende nuk dihen rrethanat, por familja mohon që të ketë konflikte.

Gjelina Kalthi pretendon se makinat në pronësi të saj janë djegur qëllimisht për shkak të angazhimeve të saj me Partinë Demokratike dhe të pjesëmarrjes në protestat e thirrura nga opozita.

"Ish për darkë tek të afërmit në 12 erdha dhe parkova makinat ne parkimin e qytetit. Nga ora 2:30 na njoftojnë komshinjtë se u janë djegur makinat. Nuk e mbledh dot veten. Vetëm krimi që po zhvillohet. Jam administratore, jam edhe kryetare e PD-së, por skam konflikte për shkak të detyrës me dijeninë time të paktën. Kjo ndodh një ditë para protestës. Dyshoj, se unë i kam marrë me makinë në protestë. dy makinat e mija në çdo protestë që ka organizuar PD-ja kam marrë 10 persona dhe i kam çuar në protestë.  Personalisht, familjarisht dhe për shkak të detyrës nuk kam asnjë lloj konfliktin. Asnjë lloj konflikti. Por kjo flet qartë vetë, pasi një ditë para protestës më digjen makinat. Edhe bashkëshorti ka qenë anëtar i kryesisë së PD-së. duan me na demoralizuar. Mua jo të më djegin makinën por të më djegin edhe shtëpinë, nuk tërhiqem Është dëm ekonomik por moralin nuk ma ulin dot. Edhe mund të më vrasin. Nesër me shpenzimet e  mia do sponsorizoj të çoj njerëz në protestë" është shprehur Gjelina Kalthi.


Makinat e djegura kanë qenë larg njëra tjetrës ndërsa në vendin e ngjarjes ka patur edhe makina të tjera por zjarri ka përfshirë vetëm dy makinat e administratores së njësisë së Ulzës në Bashkinë e Matit. Ndërkohë bashkëshorti i saj, Fran Kalthi është përgjegjës i një kompanie të Policisë Private gjithashtu edhe ish-anëtar i kryesisë së PD-së në Ulëz, por mohon që të ketë konflikte që mund të kenë sjellë djegien e makinave.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet e djegies së makinave si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Një nga makinat e djegura të Gjelina Kalthit

Një nga makinat e djegura të Gjelina Kalthit

Njoftimi i policisë: 

Në datën 07.06.2019, rreth orës 02:40, është marrë njoftim se në Ulëz, janë  djegur pjesërisht dy automjete, në pronësi të shtetasit F.K. të parkuara pranë banesës së tij.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po punon për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Gjelina Kalthi

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xxx: 07/06/2019 11:22

    keshtu flasin te gjith per cdo gje qe u ndodh papritur, shkak behet pulitika

    Përgjigju
  • Kot për sport: 07/06/2019 10:06

    I ka djeg vetë me tërheq vëmëndjen kushedi i ka premtu Mona post si bodyguard se Likja nuk i pranon bodyguard meshkuj.

    Përgjigju
    • adamo311: 08/06/2019 04:39

      Duket si PR i perfillur? Spekulim:Politaket e vijes se 2 apo 3, bejne veprime te ndryshme per te dalur ne skene! Njere nga makinat e mia u djeg para 2 javesh, ndoshta per ceshtje politike?

    • Tuçi: 07/06/2019 11:03

      Surrati kësaj 2 makina. Ne s'kemi 1

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Bashkëshortja e Netanyahut nën hetim, akuzohet se ka frikësuar kundërshtarët politikë në gjyqin për korrupsion të liderit izraelit

Bashkëshortja e Netanyahut nën hetim, akuzohet se ka frikësuar kundërshtarët politikë në gjyqin për korrupsion të liderit izraelit