Djegia e mandateve/ Artan Fuga: Palët të lënë ofendimet, të ulen në negocime

Akademik Artan Fuga ka qenë sot në studion e emisionit 45 Minuta në Report Tv, me gazetarin Denis Minga, ku foli për vendimin e opozitës për djegien e mandateve dhe për lëvizjen që mund të zgjidhë këtë ngërç politik.

Ai tha se opozita shkoi drejt këtij vendimi pasi nuk ka mundësi që të moderojë qëndrimin e qeverisë dhe kjo vjen për shkak të sistemit i cili gjithmonë favorizon partinë në pushtet.

"Opozita sot ka një të drejtë pasi nuk ka mundësi të moderojë qëndrimin e qeverisë,për arsye se sistemi është i tillë. Ky është problem i sistemit pasi të njëjtën gjë ka ndodhur edhe në pushetin e mëparshëm. Edhe PS në opozitë ka qenë në të njëjtën situatë. Opozita në sallën e kuvendit ka vetëm lirinë e fjalës. Opozita po të shkojë në këtë mënyrë në zgjedhjet lokale do humbasë, për shkak se administrata është e politizuar dhe pala tjetër ka në dorë mundësi për të bërë grupime jo transparente. Problemi është që modeli politik shqiptar e ka prodhuar gjithë kohën këtë problemi. Kryeministri në Shqipëri ka në dorë të gjitha pushtetet"

Fuga tha se zgjidhja do të vijë vetëm nëse dy palët do të ulen në tavolinën e negocimit duke lënë mënjëanë ofendimet të cilat nuk i shërbejnë popullit.

"Rruga e drejtë do ishte rikthimi në tavolinën e debatit dhe negocimit. Nëse veprimi i dy partive më të mëdha opozitare çon në një ulje me monitorime ndërkombëtare dhe me nje ekspert vendas do ishte një drejtim i mirë. Jemi në  kohë që qeveria të dëgjojë. Dy palët t'i lënë ofendimet të cilat ne si qytetarë nuk na interesojnë fare. Opozita veproi ashtu se gjykon se nuk mundet të imponohet në negocim në një mënyrë tjetër. Nëse nga forcat qeveritare ka një vullnet për t'u ulur në tavolinë, jashtë fyerjeve problemi mund të marrë zgjidhje."

Ai theksoi se problemi në sistemin politik në Shqipëri nuk vjen vetëm nga pushteti i partisë qeverisëse mbi opozitën por edhe psuhteti i partisë demokratike mbi partitë e tjera opozitare. Problemet politike sipas Fugës vijnë për shkak të mungesë së transparencës në votime, politizimi i statusit të nëpunësit dhe ndarja e pabarabartë e pushteteve.

"Paradoksaliteti është që opozita të kapërcejë vetveten pasi na duhet një ligj që nuk favorizon dy partitë e mëdha. Në qoftë se është fjala për frymëmarrje, nuk mjafton vetëm liria në raport me pushtetin, por barazia e partive të vogla brenda opozitës.

-Ajo që duhet e para është garantimi i barazisë dhe transparencës së votimeve. Këtu prishet një e drejtë konstitutocionale.

-Duhet të sigurohet neutraliteti i shtetit, i cili bazohet të neutraliteti i agjencive shtetërore. Statusi i nëpunësit duhet të depolitizohet.

-Ndarja e pushteteve. Në shqipëri prej disa dekadash një njeri ka në dorë të gjitha pushtetet"

Pyetjes së gazetarit Denis Minga lidhur me protestën e studentëve Fuga iu përgjigj se kërkesat e tyre nuk shprehnin problemet e vërteta të studentëve.

"Qytetarët te mos mendojmë më se protestën e tyre të pabërë mund ta bëjnë fëmijët e tyre. Është një tallje e madhe që vjen nga politika, propaganda për të fshehur gjëra të tjera, ose nga dëshpërimi. Kërkesat që u formuluan nuk shprehnin hallet e vërteta të studentëve dhe pasojat nuk janë agjëkundi. Tre problemet e vërtetë të studetëve janë këto

-Studenti duhet të shkojë atje ku ka dëshirë, në Universitetin që do.

-Studenti nuk ka të drejta kur vjen në univeristet. Ata janë të ndërtuar si burgje. Nuk lëviz asgjë që nga viti 1957

-Studenti kërkon që pas përfundimit të studimeve, diploma të ketë vlerë për të gjetur një vend pune", deklaroi Fuga.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja