Dy vite nga djegia e mandateve, flasin deputetët që refuzuan aktin e paprecedentë! Murrizi e Gjoni: PD e LSI tentuan të sillnin dhe njëherë ‘97!

Me pretendimin se zgjedhjet ishin vjedhur, partia demokratike dhe lsi vendosën të linin mandatet, një akt i paprecedentë, i dënuar edhe nga ndërkombëtarët. Dy vite më pas, qëllimi për të cilin këto forca politike vendosën djegien e mandateve duket se nuk është plotësuar.

Ndryshe nga sa premtoi pas marrjes së vendimit, Basha dhe aleatët e tij nuk ia arritën të plotësonin objektivin për zgjedhje të parakonshme. Drejt 25 prillit ata po shkojnë me Edi Ramën në krye të qeverisë.

Heshtja e opozitës së bashkuar në 2 vjetorin e këtij vendimi, thyhet nga ata që vendosën të mos i ndiqnin në hapat e panjohur.

Myslym Murrizi i cili nuk la mandatin e marrë nga vota e qytetaëve dhe Ralf Gjoni i cili vendosi ta pranonte atë, kritikojnë jashtëparlamentarët se nuk ia dolën.

“U bënë zgjedhje të parakoshme? Jo. Iku Edi Rama. Jo. Damiani u fut në burg? Jo. Bashkië u falën të gjitha? Po. Duhet ta harrojnë shkurtin e 2019 sepse do të jetë njollë e zezë në historinë e Partisë Demokratike.” thotë Murrizi.

“Ishte  e qartë që vendimi për të lënë mandatet, për të bojkotuar parlamentin dhe për të prishur rendin kushtetues kishte vetëm një qëllim, destabilitetin e vendit dhe lëngii e vendit për disa vjet, pothujase si një 97 e dytë.” Thotë Gjoni.

Të vetmet përpjekje për rregulla loje të drejta, Murrizi dhe Gjoni i shohin nga deputetët që vendosën të qëndronin në parlament, kurse tryezën për një reformë zgjedhore, ku pas lënies së parlamentit, pd e lsi u ulën sërish me maxhorancën, i konsiderojnë shkelje syri për marrëveshjen e rradhës.

“Ne në dy vjet angazhim parlamentar arritëm të bënim kauzë atë që PS-PD-LSI kanë refuzuar ta bëjnë për 10 vjet që janë listat e hapura, në këtë kontekst vjen edhe kontributi ynë në këtë moment historik.”thotë Gjoni. 

“Në zgjedhjet e ardhme, të 2023 do ketë administradë zgjedhore, ajo që unë dhe opozita brenda parlamentit e kemi kërkuar me ngulm”, shprehet Murrizi.

Koston e veprimeve të opozitës përgjatë këtyre dy viteve, përfshirë edhe vendimin për të mos marrë pjesë në zgjedhjet vendore, sipas tyre jashtëparlamentarët do të vijojë ta ndjejë, nëse nuk bashkohet në zgjedhjet e radhës.

“Të gjithë elementët opozitarë duhet të bashkohen me një listë. Sot nuk është momenti për ti shërbyer një emri fiktiv të një partie, por koha të bashkohemi për të ofruar një alternativë qeverisëse. Nëse nuk arrijmë të bashkohemi, nuk mbetemi asgjë tjetër vecse një presje dhjetore në shërbim të Edi Ramës.”

Por djegia e mandateve nuk është vetmja ngjarje që shënon shkurti për demokratët dhe aksionin opozitar përgjatë 8 viteve të qeverisjes Rama.  Në shkurt të 2017 shumë pak muaj para zgjedhjeve të përgjithshme, Lulzim Basha nisi protestën në cadrën përballë kryeministrisë, e cila u finalizua me përplasjen e famshme të duarve mes tij dhe Ramës.

Sot Lulzim Basha kërkon fitoren e  mandatit të parë në krye të qeverisë, përballë liderit socialist që po tenton të shkuajë në historinë e karrierës së tij politike fitoren e mandatit të tretë.

Intervista e plotë me deputetin Ralf Gjoni

/E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 18/02/2021 17:28

    PD dhe LSI jane lesh e dhi ne te

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare