Kryetari i grupit të LSI, Petrit Vasili ka reaguar pas thirrjes së fortë nga OSBE që të mos djegin mandatet dhe protesta e ditës së nesërme të jetë paqësore (lexo ketu). Vasili thotë se OSBE-ja i vendosi vulën blerjes së votave në zgjedhjet e 25 qershorit të vitit të kaluar. Ai në postimin e tij në rrjetet sociale citon dy pjesë, të pretenduara nga raporti i OSBE-së për zgjedhjet e 2017. Në pjesën e parë, deputeti i LSI-së, shprehet se OSBE-ja thekson në raport ndër të tjera se 'Fushata u karakterizua nga akuza të shumta të blerjes së votës, shqetësime mbi abuzimet me resurset shtetërore dhe presione për vendin e punës në këmbim të votës. E gjithë kjo uli ndjeshëm besimin e publikut'.
Por Report Tv disponon raportin e plotë të institucionit ndërkombëtar të certifikimit të zgjedhjeve, ku theksohet se ''Fushata u karakterizua nga aludime (dhe jo akuza sikur e citon Vasili) të përhapura gjerësisht për blerjen e votave, shqetësime për shpërdorimin e burimeve shtetërore dhe presione ndaj zgjedhësve, të lidhura me vendin e punës, të cilat e ulën më tej besimin e publikut" thuhet në raportin e vërtetë të OSBE-së. Drejtuesi i grupit të LSI citon edhe një tjetër pjesë, që thotë se është nga raporti i OSBE-së. “Shumë prej vëzhguesve të OSBE-ODIHR shprehen shqetësim që individë me precedentë kriminalë kanë luajtur rol të rëndësishëm gjatë fushatës, qoftë si kandidatë, qoftë si mbështetës”. Por e vërtetë është krejt ndryshe.
Në dokumentin e OSBE-së për zgjedhjet e vërteta e pjesës që citon Vasili është kjo "Para ditës së zgjedhjeve, një numër bashkëbiseduesish (pra burime anonime), të MVZ-së, së OSBE-ODIHR-it, theksuan rolin e individëve, që pretendohet se kanë lidhje me krimin e organizuar në procesin zgjedhor. Kjo mbeti një cështje shqetësuese, për këta bashkëbisedues edhe pas zgjedhjeve, duke qenë se disa prej këtyre individëve u zgjodhën deputetë". Në asnjë pjesë të raportit të OSBE-së nuk përmend nga cila palë vijnë akuzat dhe cila parti është akuzuar. Pra sikur shikohet mjaft qartë, e vërteta e raportit të OSBE-së është ndryshe nga ajo që pretendon Petrit Vasili se ka dokumentuar prezenca e kësaj përfaqësie në Tiranë për zgjedhjet e 2017.

Pjesa e parë e raportit të OSBE për zgjedhjet parlamentare të 2017
Citimi që i bën Petrit Vasili
"Fushata u karakterizua nga akuza të shumta të blerjes së votës, shqetësime mbi abuzimet me resurset shtetërore dhe presione për vendin e punës në këmbim të votës. E gjithë kjo uli ndjeshëm besimin e publikut”
Raporti i vërtetë i OSBE
Pjesa e dytë e raportit te OSBE-se
Citimi që i bën Petrit Vasili
Shumë prej vëzhguesve të OSBE-ODIHR shprehen shqetësim që individë me precedentë kriminalë kanë luajtur rol të rëndësishëm gjatë fushatës, qoftë si kandidatë, qoftë si mbështetës
Raporti i vërtetë i OSBE
Statusi i plote i Petrit Vasilit
/Shqiptarja.com
Komente


E si doni ta shpini Shqiperine ne Europe , kur ju i kini shpallur lufte institucioneve te saj dhe Amerikes???!!!!! Ju qrofte nje gje me gjithe kryetarin tuaj
Përgjigju