Djegia e mbeturinave në Elbasan
ambientalistët japin alarmin

Djegia e mbeturinave në Elbasan<br />ambientalistët japin alarmin
ELBASAN- Ndotja e qytetit të Elbasanit nga mbetjet urbane vazhdon të mbetet një problem shqetësues. Fusha e grumbullimit të mbetjeve ndodhet afër zonave të banuara, kur ligji e përcaktoon jo më afër se 5 km. Problem janë edhe flakët që vihen mbeturinave, duke shkaktuar një ndotje të madhe ekologjike dhe kancerogjene. Banorët që jetojnë pranë pikës së grumbullimit pohojnë se, ndjehen mjaft të rrezikuar për shëndetin e tyre.

Por frika më e madhe e banorëve janë fëmijët, pasi çdo ditë që kalon, thithin ajër më të ndotur. Për këtë ata kërkojnë ngritjen e një landfilli për përpunimin e tyre, por që s’është ndërtuar asnjëherë për mungesë fondesh. Ahmet Mehmeti, kreu i Klubit Ekologjik në Elbasan, shprehet se ata janë një burim i madh sëmundjesh, ndaj duhet të merren masa. ”Sëmundjet vijnë nga substancat që clirohen gjatë djegies në natyrë, sic janë dioksinat dhe furonet, të cilat shkaktojnë sëmundje të deformimit gjenetik dhe kancerogjen. Duhen të merrën masa nga politika, për krijimin e ligjeve dhe amendimeve për të favorizuar riciklimin e mbeturinave urbane”, - thotë Mehmeti.

Shkrimi u publikua sot (04.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Mjeku s'mund të kurojë të njëjtin pacient në shtet e privat, e mbështesni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Partizani' SPAK kërkon edhe 3 muaj kohë për hetimet, GJKKO vendos më 11 korrik

Dosja 'Partizani' SPAK kërkon edhe 3 muaj kohë për hetimet, GJKKO vendos më 11 korrik