Më shumë se 800 milion euro janë mbledhur deri më tani për restaurimin e Katedralen 850- vjeçare, pasi u shkrumbua nga flakët pak ditë më parë. Dhjetëra qytetarë, biznesmenë nga e gjithë bota kanë dhuruar shuma të konsiderueshme parash, për rindërtimin e saj sa më shpejt të jetë e mundur. Pjesë e kësaj liste, është bërë së fundmi edhe deputeti shqiptar, Labinot Tahiri i cili ka dhuruar pagën e tij, prej 1000 euro.
"Për Notre Dame nga paga ime!
Edhe pse nuk jam me financa ashtu siq kam qenë, duke kujtuar se nuk punojë jashtë Kosovës, derisa dorëzova pasaportat e mia!
Prap, jam i gatshëm sado pak të jap nga vetja ime, si një djalë i një nane dhe djalë i babasë, kur ata ishin në gjendje të rëndë sebashku me vajzën Anduenen dhe djalin Milotin gjatë luftës! Duke mos harruarë kurrë, Franca e dashur, dhe qyteti Amien's, i strehoi duke ua mundësuar bukën, fjetjen sigurinë dhe gjithçka të mirë që kishin deri në ditët që u kthyen në Kosovën e Lirë. Si qytetarë i ri i këtij atdheu, humanitar, këngëtarë, e tani deputet i zgjedhur nga dora e 20 mijë të rinjëve e të rejave nē Parlamentin e Kosovës, dua të ndaj nga paga ime mujore, 1000 euro për rastin e Notre Dame!
Këto nuk jan shumē, por zemra ime i është mirënjohës kësaj Kosove e shqiptarëve, që ma mundesojnë, ku sot e kam mundesinë sëpaku një mirësi ta bëjë si shejë mirënjohëje për Prindët dhe familjen time dhe shumë familje që u ndihmoi SHTETI FRANCEZ. Polemikat se ku bën të bëhet mirë apo keq, i di vetëm KRIJUESI YNË ZOTI. Prandaj, kujtojeni ditën e vështirê, ani që sot nuk kemi luftë, mund të kemi prap. Faleminderit FRANCË. Zoti ju bekoftë juve dhe ata që i duan shqiptarët✊ Labinot Tahiri, Ferizaj Kosovë e Shqipërisë", shkuan Tahiri.