Sot 2 vite nga zjarri që përfshiu Katredalen e Notre-Dame në Paris! COVID-i shtyn restaurimin, Macron: Mund të përfundojë në 2026

FRANCË-  Në 15 prill 2019, u regjistrua një nga ngjarjet që tronditi të gjithë botën! Katedralja Notre-Dame e Parisit u përfshi nga flakët, e teksa kanë kaluar 2 vite, rikonstruktimi i saj nuk ka përfunduar ende.

Imzot Patrick Chauvet është shprehur se puna po vijon dhe shpresat janë që mesha e parë të mbahet në 2024. Megjithatë nuk është kaq shpresëplotë, presidenti francez Emmanuel Macron. Ai është shprehur restaurimi i plotë i brendshëm i katedrales mund të përfundojë gjatë kohës që Parisi do të presë Lojërat Olimpike që do të mbahen në 2026. 

Si duket sot Katedralja e Parisit

Restaurimi kërkon kohë dhe mbi të gjitha kushton, i cili kap vlerën prej 160 milion €, por projekti ka hasur disa vështirësi gjatë zbatimit, e ndikuar edhe nga pandemia e COVID-19 dhe ndotjes së madhe që vjen nga plumbi gjatë punimeve. 

Katedralja Notre Dame në Paris u përfshi nga një zjarr masiv më 15 prill. Zjarrfikësit arritën të shpëtojnë strukturën kryesore të gurit të ndërtesës gotike, të vjetër 850 vjet, përfshirë dy kullat e saj.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?