Ish-botuesi i gazetës "Koha Jonë", aktualisht zv/ministri i Kulturës Nikoll Lesi, ka hedhur akuza mbi relatorin e procesit gjyqësor Ilir Çeliku, duke pohuar se ky gjyqtar i ka kërkuar favore, në këmbim të dhënies së një vendimi pro Lesit. Ky fakt u bë publik nga vetë Nikoll Lesi, i cili ditën e djeshme ishte paraqitur në sallën e gjyqit, ku po zhvillohej seanca gjyqësore për dhënien e konkluzjoneve përfundimtare lidhur me padinë civile, të bërë nga Lesi, ku kërkon shumën prej 630 milion lekë të vjetra nga institucionet si: Këshilli i Ministrave,Ministria e Brendshme,Ministria e Financave, Ministria e Mbrojtjes dhe prefektura e Tiranës. Sipas Lesit këto institucione kanë ndikuar në mënyrë të drejpërdrejtë që natën e 2 Marsit 1997 të digjet totalisht redaksia e gazetës më të madhe në vend, "Koha Jonë". Pikërisht për këtë fakt në gjykatën e Tiranës, është zhvilluar dje seanca e 27-të. Seanca u zhvillua në zyrën e gjyqtarit Ilir Çeliku, dhe se gjatë zhvillimit të saj paditësi Nikoll Lesi, ka polemizuar me trupin gjykues duke i akzuar se vendimin e kishin marrë larg sallës së gjyqit, dhe për këtë ai disponon prova.
POLEMIKAT NE GJYQ
Seanca gjyqësore u shoqërua me debate mes ministrit të Kulturës Nikoll Lesi dhe trupit gjykues. Gjatë leximit të letrës së tij, ku Lesi akuzonte trupin gjykues se e kishte marrë vendimin jashtë sallës së gjyqit, dhe se njëri prej gjyqtarëve të çështjes i kishte kërkuar vafore, njëra nga anëtaret e trupit gjykues ka vendosur ti ndërpresë fjalën Lesit. Gjyqtarja i ka kërkuar Lesit, që të shprehet me emra konkrete se kush nga gjyqtarët në procesin gjyqësor, i ka kërkuar vafore. Kësaj pyetje Lesi, i është përgjigjur se shumë shpejt do e mësonin emrin e gjyqtarit, dhe ka vijuar të lexojë letrën e tij. Mirëpo sërisht, gjyqtarja ka këmbëngulur duke i kërkuar edhe një herë tjetër Nikoll Lesit që të shprehej me emra konkrete dhe jo me deklarata të paqarta. Pavarëisht kësaj këmbëngulje, ish-botuesi i gazetës "Koha Jonë", ka vijuar leximin, duke i shtruar publikisht disa pyetje trupit gjykues, lidhur me pranimin e padisë civile, kryerjen e aktit të ekspertimit për dëmin financiar etj. Sipas Lesit, trupi gjykues kërkon të mbyllë procesin gjyqësor duke përdorur si tranpolinë, argumentin e parashkrimit të veprës penale.

Ankimimi në KLD
Pas daljes nga zyra e gjyqtarit Ilir Çeliku, Nikoll Lesi deklaroi se disponon fakte dhe prova që vërtetojnë se relatori i çështjes, i ka kërkuar favore në këmbim të dhënies së një vendimi, pro interesit të Lesit. "Unë të gjitha këto prova, tashmë do ja paraqis Presidentit të Republikës dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Jam i gatshëm të ballafaqohem me çdo gjë, dhe nëse institucionet e shtetit nuk veprojnë, do jem sërish unë që do dal para mediave, ku do tju informoj për favoret që janë kërkuar nga relatori i çështjes"- deklaroi ish-botuesi i gazetës "Koha Jonë" dhe zv/ministri aktual i Kulturës Nikoll Lesi.