Deputeti Saimir Korreshi ka reaguar për djegien e tregut të fruta-perimeve në Lushnjë duke bërë thirrje zbulimin e shkaqeve të zjarrit dhe dëmshpërblimin e tregtarëve. Sipas tij, për këtë treg ka pasur protesta që në fillim për shkak të materialeve të përdorura dhe ndërtimit të tij.
“Djegia e tregut të fruta-perimeve në Lushnjë. U bëjmë thirrje autoriteteve të zbulojnë shkaqet e zjarrit, dëmshpërblimin e tregtarëve që paguajnë taksat për ushtrimin e aktivitetit. Rikthimin e strukturës në gjendjen e mëparshme me një rikonceptim tjetër, pasi aty është efekt serë gjatë verës dhe shi e ftohtë që hyn gjatë dimrit, për të cilën tregtarët janë ankuar që në inaugurimin e tij”, shkruan Korreshi krah videos.
Në video, ai thotë se sipas informacioneve mund të ketë qenë një shkëndijë nga një peshore ose karikues.
“Shërbimi zjarrfikës e ka fikur në kohë sepse dëmet do të ishin kolosale”, shprehet Korreshi.
Lajmi kryesor:
Digjet tregu i ri i fruta–perimeve në Lushnjë, shkaqet të paqarta! Tregtarët: I gjithë malli në tokë, na janë bërë shumë dëme (VIDEO)









