Kërkohet si spiune, Rusia dëshiron ekstradimin e Timofeevës, 33-vjeçarja ruse refuzon! Zbardhet akt-ekspertimi, ushtarët që u sulmuan në Gramsh me djegie në lëkurë e dorë

Autoritetet ruse kanë kërkuar ekstradimin e shtetases së tyre, Svetlana Timofeeva, e arrestuar në vendin tonë bashkë me dy të tjerë, Mikhail Zorin dhe ukrainasin, Fedir Alpatov, të akuzuar për sulmin në ish-Uzinën e Armëve në Gramsh ndaj dy ushtarakëve shqiptarë në 20 gusht të vitit të shkuar.

Në kërkesën që ka mbërritur në Shqipëri nga Federata Ruse, përmes Ministrisë së Drejtësisë, thuhet se Timofeeva kërkohet të ekstradohet pasi Moska e ka shpallur në kërkim për veprën penale të marrjes së paligjshme të informacionit që përbën sekret shtetëror, e parashikuar nga Kodi Penal rus. Gjykata e Qarkut Meshchansky në Moskë ka caktuar për të masën e sigurisë “arrest në burg” në mungesë në 25 gusht 2022. Por, Svetlana Timofeeva kërkon të mos ekstradohet drejt Moskës. Kërkesa e bërë nga pala ruse po shqyrtohet në Gjykatën e Elbasanit. 

Ndërkohë, Report Tv ka zbardhur akt-ekspertimin për 2 ushtarakët që mbetën të lënduar nga sulmi i bërë nga Svetlana Timofeeva, Mikhail Zorin dhe Fedir Alpatov në uzinën e Gramshit. Sipas Institutit të Mjekësisë Ligjore për Ardian Xhakën është konstatuar djegie e shtresës sipërfaqësore të lëkurës, dhimbje koke, shikim të turbullt dhe skuqje e tharje fyti, dëmtime që janë shkaktuar nga ekspozimi me spraj, me autorë të dyshuar dy rusët dhe ukrainasin. Dëmtimet e shkaktuara hyjnë në kategorinë e atyre dëmeve të cilat kanë sjellë për pasojë humbjen e aftësisë së përkohshme në punë për 9 ditë.

Të njëjtat dëmtime janë konstatuar edhe ndaj ushtarakut Aldo Bici. Të tre po fotografonin ambientet në Uzinën e Armëve, teksa tentuan të futen brenda, por u pikasën nga ushtarët shqiptarë të cilët u bënë shenjë të ndalojnë. Ato nuk iu bindën urdhrave dhe Mikhail Zori, i sulmoi me spraj kimik. Të tre u arrestuan nga policia, ndërsa u hetuan edhe si spiunë të shërbimit sekret rus. Në makinën me targa ukrainase, që po përdorej prej tyre gjatë qëndrimit në Shqipëri u gjetën 2 dronë, 4 celularë, 1 laptop, 1 kamer, karta memorie, 3 pasaporta, 2 aparate fotografikë, harta, të cilat u sekuestruan nga policia.

Si ndodhi ngjarja?
Dy rusët Mikhail Zorin, 23-vjeç, Svetlana Timofeeva, 33-vjeç dhe 25-vjeçarin ukrainas Fiodor Mihailoviç, po fotografonin ambientet në Uzinën e Armëve, teksa kanë tentuar që të futen brenda, u pikasën nga ushtarët shqiptarë të cilët u kanë bërë me shenjë që të ndalojnë. Ato nuk u janë bindur urdhrave të ushtarëve shqiptarë, ndërsa njëri prej tyre Mikhail Zori, i ka sulmuar me spraj kimik. Të tre u arrestuan nga policia, ndërsa u hetuan edhe si spiunë të shërbimit sekret rus. Në makinën me targa ukrainase, që po përdorej prej tyre gjatë qëndrimit në Shqipëri u gjetën 2 dronë, 4 celularë, 1 laptop, 1 kamer, karta memorie, 3 pasaporta, 2 aparate fotografikë, harta, të cilat u sekuestruan nga policia.

Më herët në dosjen e prokurorisë të siguruar nga Report Tv u zbardhur edhe rrëfimi i 2 ushtarëve shqiptarë në Gramsh, të cilët u sulmuan në uzinën Armëve me nga 2 shtetas rus dhe nga një ukrainas. Sipas dëshmisë së Aldo Bicit ata kanë ndjerë djegie të syve dhe trupit, marrje mendsh, djegie të gjoksit dhe supeve, por pavarësisht kësaj e kanë mbajtur personin deri në momentin e ardhjes së forcave të policisë.

 ‘Ndjemë djegie në sy, marrje mëndësh dhe djegie të gjoksit dhe supeve, por e mbajtëm shtetasin e huaj deri sa erdhi policia”, ka thënë Aldo Bici, njëri nga rojet që u përleshen me rusët.

Dy ushtarët në Gramsh, Adrian Xhaka dhe Aldo Bici

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:04
Në kërkim për spiunazh, Rusia kërkon ekstradimin e Svetlana Timofeevës, 33-vjeçarja ruse refuzon

Svetlana Timofeeva, 33-vjeçarja ruse e cila u la në burg  bashkë me dy të tjerë, Mikhail Zorin dhe ukrainasin, Fedir Alpatov, pas sulmit në ish-uzinën e Armëve në Gramsh ndaj ushtarëve shqiptarë në gusht të vitit të kaluar, rezulton në kërkim në Rusi. Rusia ka kërkuar ekstradimin e saj, por kjo e fundit kërkon që mos të ekstradohet në Rusi. Sipas autoriteteve ruse të drejtësisë, rezulton se Svetlana Timofeeva, është person i shpallur në kërkim në Rusi për veprën penale të “Marrje e paligjshme e informacionit që përbën sekret shtetëror”.

‘Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan ka marrë, nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë, kërkesën zyrtare të autoriteteve gjyqësore të Federatës Ruse për ekstradimin nga Shqipëria në Rusi të shtetases ruse Svetlana Timofeeva. Kjo shtetase aktualisht është e paraburgosur nën masën e sigurimit “Arrest në burg” caktuar për nevoja të procedimit penal nr.1168, viti 2022 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.

Nga aktet e përcjella nga autoritete ruse të drejtësësi rezulton se shtetasja ruse Svetlana Timofeeva, lindur më 18.03.1989, është person i shpallur në kërkim në Rusi për veprën penale të “Marrje e paligjshme e informacionit që përbën sekret shtetëror”, parashikuar nga pika “a”, paragrafi 2 të nenit 283 të Kodit Penal Rus.

Kërkesa e autoriteteve ruse për ekstradim bazohet në vendimin datë 25.08.2022 të Gjykatës së Qarkut Meshchansky, Moskë, me të cilin është caktuar masa e sigurimit “Arrest ne burg”, për veprën penale të sipërcituar. Në zbatim të nenit 492 të K.Pr.Penale, nga prokurori, është marrë kontakt me shtetasen ruse për të cilën kërkohet ekstradimi Svetlana Timofeeva, e cila ka refuzuar të japë pëlqimin për ekstradimin e saj në Rusi. Në vijim të veprimeve procedurale, më datë 10.01.2023, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan ka dorëzuar në gjykatë kërkesën me objekt : marrjen në shqyrtim të kërkesës së autoriteteve ruse për ekstradimin nga Shqipëria në Rusi të shtetases ruse Svetlana Timofeeva.’- njofton prokuroria.

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • iliri: 13/01/2023 00:22

    lirojini te tre,,,mos na fusni kot ne sherr me nje fuqi te madhe si rusia.....pavarsisht se jemi ne nato...biles duhej ti kishit liruar para 1 muaji...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Vonesa dhe kontrolle në Portin e Vlorës, bllokohet zbarkimi i makinave! Moti i keq pezullon nisjen e tragetit

Vonesa dhe kontrolle në Portin e Vlorës, bllokohet zbarkimi i makinave! Moti i keq pezullon nisjen e tragetit