Djegja e flamurit, Shkupi:
Tirana të gjejë autorët

Djegja e flamurit, Shkupi: <br />Tirana të gjejë autorët
SHKUP - Ministria e Jashtme e Maqedonisë reagoi sot kundër djegies së flamurit gjatë protestës së mbajtur në Burrel të Shqipërisë. Në një komunikatë për shtyp të publikuar nga kjo ministri dënohen gjithashtu edhe ato që u quajtën thirrje me përmbajtje fyese ndaj maqedonasve.

“Incidentet e këtij karakteri me rastin e djegies së flamurit dhe thirrjeve fyese gjatë protestës së mbajtur para ambasadës në Tiranë nuk shkojnë në të mirë të marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë si dhe për ndërtimin e mirëbesimit midis dy popujve”, theksohet në komunikatën e MPJ-së së Maqedonisë.

Një grup të rinjsh u mblodh sot pranë Ambasadës së Maqedonisë në Tiranë për të protestuar kundër episodeve të dhunshme të rregjistruara kohët e fundit në vendin fqinj që kanë pasur si objektiv komunitetin shqiptar atje. Gjatë protestës shqiptarët hodhën thirrje për Shqipërinë etnike si dhe kërkuan respektimin e të drejtave të shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni.

Ndërsa në Burrel, në një tjetër protestë në qendër të qytetit, disa të rinj shkelën dhe më pas dogjën flamurin maqedonas.

Ministria e Jashtme e Shkupit theksoi në njoftimin e saj se pret nga autoritetet e Shqipërisë që në frymën e marrëdhënieve të mira fqinjësore të dënojnë këto incidente dhe të marrin masat për kapjen e autorëve.

(Në foto: pamje gjatë protestës zhvilluar në Burrel transmetuar nga media lokale.)

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike