Dy prej modeleve më të famshme të "Victoria Secret", Adriana Lima dhe Candice Swanepoel kanë zbuluar se shfaqja e madhe e këtij viti nga kjo markë do të bëhet në Londër.

Dy modelet seksi u shfaqën në dyqanin e veshjeve intime Bond Street mëngjesin e djeshëm krah drejtorit të marketingut Ed Razek.

Adriana u shpreh: “Ne jemi me të vërtetë krenarë të deklarojmë që shfaqja e madhe e Victoria Secret këtë vit do të zhvillohet në Londër”.

adriana lima

Kjo shfaqje është nga më të mëdhatë në botën e modës dhe mbledh emra të njohur të kësaj fushe.

Do të jetë një mundësi mjaft e mirë sidomos prej një prej modeleve më të famshme angelze siç është Cara Delevigne.

Më tej Adriana u shpreh me shaka se edhe Princ Harry do ti bashkohet atyre në atë ditë të madhe.

Adriana dhe Candice u siguruan që të shfaqnin format e tyre seksi teksa bënë të ditur lajmin.

Lima kishte veshur një fustan të kuq që nxirrte në pah këmbët e tonifikuara dhe gjoksin joshës, ndërsa Sëanepoel një fustan të bardhë të ngjiutr pas trupit që zbulonte hiret e saj perfekte.

(b.t/shqiptarja.com)