Djemtë e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi falin vrasësit e të atit

Djemtë e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi falin vrasësit e të atit

Djali i Jamal Khashoggit, gazetarit saudit, i cili u vra brenda një konsullate saudite në vitin 2018, deklaroi se ai dhe vëllezërit e tij i kanë falur vrasësit e babait të tij.

Përmes një postimi në Twitter më 22 maj, Salah Khashoggi tha se falja, bëhet si pjesë e muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit.

Jamal Khashoggi, një kritik i qeverisë saudite, u vra në konsullatën saudite në Stamboll në tetor të vitit 2018. Ai ishte kolumnist i gazetës amerikane Washington Post.

Zyrtarët sauditë thanë se vdekja e tij ishte rezultat i një “operacioni mashtrues” dhe nuk ishte organizuar nga shteti. Por, më vonë autoritetet ndryshuan versionin e tyre dhe thanë që Khashoggi ishte vrarë në një operacion të fshehtë nga një ekip që kishte shkuar ta rrëmbente atë dhe ta sillte në Arabinë Saudite.

Dhjetorin e kaluar, një gjykatë saudite dënoi me vdekje pesë persona, për rolin e tyre në vrasjen e gazetarit, megjithatë, një hetues i posaçëm i Kombeve të Bashkuara ka bërë thirrje për një hetim të pavarur të rastit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë