Djordjeviç: Cana e Berisha miqtë e
mi, shaka pas ndeshjes në Beograd

Djordjeviç: Cana e Berisha miqtë e<br />mi, shaka pas ndeshjes në Beograd
ROME - Tek Lacio janë të shqetësuar se incidentet në ndeshjen Serbi-Shqipëri mund të ndikojnë në atmosferën në skuadër. Katër lojtarë të Lacios ishin në Beograd ,Cana dhe Berisha me fanellën e Shqipërisë dhe Filip Djordjeviç e Dusan Basta me atë serbe.
 
Megjithatë është sulmuesi serb i Lacios i cili ka qetësuar gjakrat dhe ka bërë të ditur se mes futbollistëve nuk ka ndryshuar asgjë dhe se ata mbeten miq të mirë. Djordjevic zbulon prapaskena interesante pas ndeshjes Serbi-Shqipëri, duke u shprehur se me Canën dhe me Berishën, kanë bërë shkaka si në dhomat e zhveshjes në Beograd ashtu edhe në stërvitjen me ekipin e Lacios.

“Me Canën dhe Berishën bëmë shaka në dhomat e zhveshjes në Beograd në një klimë miqësore. Nuk di të them me ekzaktësi se ç’farë ndodhi në Beograd por di të them se kur jemi kthyer në Romë jemi përshëndetur me Canën dhe Berishën.Jam i bindur që marrëdhënia mes nesh nuk do ndryshojë. Folën në stërvitje për atë që ndodhi në Beograd dhe me shaka futbollistët e tjerë të Lacios na sugjeruan që të bënim një ndeshje dy kundër dy serbë dhe shqiptarë.” përfundon Djordjevic.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Sulmet izraelite në Gaza dhe Liban, të paktën 34 të vdekur! UNIFIL thotë se do i mbajë pozicionet në Lindjen e Mesme

Lufta/ Sulmet izraelite në Gaza dhe Liban, të paktën 34 të vdekur! UNIFIL thotë se do i mbajë pozicionet në Lindjen e Mesme