Pas reperit të famshëm “The Game”, një tjetër reper amerikan pritet ta vizitojë Kosovën. Bëhet fjalë për artistin amerikan Earl Simmons, i njohur në skenë si DMX, i cili do zbresë në Prishtinë më 23 janar në sallën “1 Tetori”, ka njoftuar kompania “Next Level”. Edhe pse ngjan si një kundërpërgjigje ndaj një kompanie tjetër në Kosovë e cila solli “The Game”, të rinjtë nga Prishtina do të shijojnë hitet e DMX. Sipas kompanisë Nextt Level e cila ka konfirmuar lajmin sapo është finalizuar marrëveshja dhe më 23 janar DMX do vijë në Kosovë”. DMX është i njohur me me hitet e tij “Ruff ryders anthem”, “Gona give it to you” apo “Last hope”.
/Shqiptarja.com









