Autobotët dhe efektivët janë vënë në ndjekje të protestuesve duke hedhur ujë e gaz lotsjellës vazhdimisht drejt protestuesve. Këta të fundit janë spostuar nga “Rruga e Durrësit” te sheshi “Skënderbej.”

Protestuesit kanë pasuar edhe me hedhjen e kapsollëve e fishekzjarrëve. Në këtë moment ata duket të jenë shpërndarë rreth qendrës.


Lajmi kryesor:

LIVE - Pas sulmeve me gurë, protestuesit ‘dorëzojnë’ shpejt bulevardin, policia i shpërndan me ujë e gaz lotsjellës! Marshim nëpër Tiranë, djegin kosha mbeturinash