'Do bëjmë më mirë në fazën e dytë', trajneri i Vllaznisë: Sfida me Kukësin? I druhem fushës! Të premten edhe Erzeni-Laçi

Faza e dytë e Superligës, ose ndryshe java e 10 e kampionatit, do të nisë të premten në orën 14:00 mes sfidën mes Kukësit dhe Vllaznisë. Të dy skuadrat vijnë pas fitoreve, por shkodranët nuk janë të kënaqur me fazën e parë ku pas 9 ndeshjeve kanë 12 pikë dhe renditen në vendin e 5.

“Ne kemi marrë mësim nga gabimet që kemi bërë dhe këtë fazë të dytë shpresojmë ta bëjmë më të mirë se ajo e para. Edhe pse kontigjentin se kami patur asnjëherë të plotë,”-u shpreh Migen Memelli, trajner i Vllaznisë.

Për Vllazninë përballë do jetë një ekip, që me ardhjen e Stavri Nicës, ka sjellë entuziazëm dhe shpresë në Kukës.

“Një skuadër që po bën mirë për momentin dhe po rivalizon të gjitha ekipet. Shpresojmë të bëjmë mirë në Kukës edhe pse na kushtëzon terreni, pasi nuk është kushtet e duhura,”-tha Migen Memelli, trajner i Vllaznisë.

Po të premten, por në orën 17:00 do luhet Erzeni-Laçi, ndërsa 3 sfidat e tjera të javës së 10 të Superligën janë në program të shtunën. Tirana pret në dërbi Dinamon me trajner Dritan Mehmetin, Egnatia udhëton në transfertë kundër Skënderbeut, ndërsa në Durrës Teuta përballet me Partizanin.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë