Do çonin 8 kg heroinë në Itali
kapen 2 motra e mikja e tyre

Do çonin 8 kg heroinë në Itali<br />kapen 2 motra e mikja e tyre
DURRES- Një sasi prej 8 kg heroinë me destinacion Italinë është sekuestruar pas mesnatës së të premtes në portin e Durrësit. Droga ishte fshehur në serbatorin e makinës ku udhëtonin dy motra nga Tirana dhe mikja ng Durrësit

Korrespondenti i A1 Report dhe Shqiptarja.com Mark Brunga informon se policia duhet të ketë pasur informacion paraprak mbi ngarkesën e drogës, pasi nga vetë mënyra si ishte ambalazhuar dhe vendosja e saj në serbator, e ka bërë tepër të vështirë për tu nuhatur nga qeni antidrogë. Policisë i është dashur të presë serbatorin për të gjetur lëndën narkotike.  Operacioni u ndërmor në orën 03:00 të mëngjesit të së shtunës (25 gusht).

Tre femrat, të cilat, udhëtonin me makinën ku u gjet droga kishin planifikuar udhëtimin drejt Italisë nëpërmjet tragetit “Iliria” në linjën Durrës- Bari.

Droga u gjet në automjetin tip Ford Focus me targa AA465 DD i cili drejtohej nga Donika Dervishi, 27 vjece, banuese në Tiranë, dhe si pasagjere udhëtonin motra e saj Monika Dervishi, dhe Sonila Popa 31 vjece, banuese në Durrës.

KU ISHTE FSHEHUR DROGA
Gjatë kontrollit fillimisht policia gjeti 2 pako të mbështjella me celefon në pjesën e kroskotit. Brenda pakove ndodhej një sasi pluhuri e bardhë, "që për nga karakteristikat ngjason me lëndën narkotike heroinë."- thuhet në njoftimin për shtyp të policisë së Durrësit. Më pas makina i është nënshtruar kontrollit të detajuar të mjetit dhe në depozitën e karburantit te tij u gjetën edhe 8 pako të tjera me substancë të ngjashme me të mëparshmen. "Nga peshimi rezultoi se në total bëhet
fjalë për sasinë prej rreth 8 kg lëndë"- informon policia.

SEKUESTRIMI DHE HETIMI

Policia nis hetimet për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në trafikimin drejt Italisë të lëndës narkotike. Ndërkohë që materialet i kaluan për ndjekje Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti që transportonte lëndën, 5 aparate telefoni celular se bashku me kartat SIM dhe shuma prej 1850 euro. Burime nga policia bëjnë të ditur se vajzat kanë deklaruar në polici se nuk kishin dijeni për lëndën narkotike

(Foto: makina ku u gjet droga)
(Lajmi u publikua fillimisht në orën 09:07 dhe u përditësua në orën 11:07)
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Nesër PD sërish proteston para bashkisë së Tiranës, Policia i jep lejen por paralajmëron organizatorët

Nesër PD sërish proteston para bashkisë së Tiranës, Policia i jep lejen por paralajmëron organizatorët