'Do debatoni ashpër me dikë, por në fund do të merrni një suprizë', zbuloni shenjat me fat për ditën e sotme

'Do debatoni ashpër me dikë, por në fund do të merrni një suprizë', zbuloni shenjat me fat për ditën e sotme

DASHI21. mars - 20. prill

Gjate kësaj dite do keni aftësinë e duhur për ta ndryshuar për mire situatën dhe gjerat kane për t’iu ecur me mire se kurrë. Do jeni me shprehës dhe me te kuptueshëm. Beqaret do kalojnë momente shume te këndshme me personat qe do takojnë dhe mund te mendojnë edhe për gjera me serioze. Ne planin financiar do jeni me fat dhe gjendja do përmirësohet goxha.

DEMI21. prill - 21. maj

Ne përgjithësi gjerat mes jush dhe atij qe keni ne krah do ecin mire sot megjithatë duhet ende te bëni pak durim për te marre vendime te mëdha. Beqaret do kujdesen me tepër për veten, për manikyrin dhe makijazhin kështu qe do tërheqin edhe me shume vëmendjen. Me shpenzimet nuk do i keni mire punët dhe situata financiare do përkeqësohet goxha. Shume shpejt do pendoheni, por do jete vone.

BINJAKET22. maj - 21. qershor

Dite delikate ka për te qene kjo e sotmja për ju te dashuruarit. Shpesh do debatoni ashpër me partnerin dhe marrëdhënia mes ju te dyve do behet me delikate. Beqaret do kenë mundësi te fillojnë një romance shume te bukur qe do ua ndryshoje jetën njëherë e mire. Ne planin financiar situata do vazhdoje te mbetet e qëndrueshme për shkak te gjithë masave qe keni marre se fundmi.

GAFORRJA22. qershor - 22. korrik

Jeta juaj ne çift do përmirësohet goxha gjate kësaj dite. Me ne fund do i kuptoni gabimet qe keni bere dhe do kërkoni falje ndaj partnerit. Beqaret nuk do kenë një dite intensive dhe do preferojnë te qëndrojnë ende me statusin qe kane. Sektori i financave nuk do jete i mirë. Duhet te dyfishoni maturinë qe gjerat te marrin drejtimin e duhur sa me pare.

LUANI23. korrik - 22. gusht

Çështjet financiare mund te ndezin shpesh debate mes jush dhe atij qe keni ne krah. Nuk do dashuroheni dot qetësisht dhe shpesh do ndiheni te mërzitur. Beqaret do kenë një dite delikate. Me mire le te presin edhe pak kohe për te hedhur hapa sepse po e bene sot do gabojnë rende. Situata financiare do jete disi me e qëndrueshme megjithatë kjo nuk do te thotë qe ju mund te guxoni te shpenzoni pamase.

VIRGJERESHA23. gusht - 23. shtator

Merkuri do ua beje jetën shume te bukur sot dhe do ju riktheje besimin se me pak përpjekje mund te arrihet gjithçka. Do i shprehni ndjenjat dhe do merrni edhe surpriza nga personat qe keni ne krah. Beqaret do ndihen me te lire për te flirtuar dhe jeta e tyre mund te zbukurohet. Buxheti nuk do jete perfekt kështu qe me mire tregohuni te kujdesshëm me gjithçka.

PESHORJA24. shtator - 23. tetor

Ata qe janë ne një lidhje do kenë ndjenja reciproke për njeri-tjetrin dhe do kalojnë momente shume emocionuese. Buzëqeshja dhe shkëlqimi ne sy do mbizotërojë gjithë kohës. Beqaret do kenë një dite te mbushur me aventura dhe do ndihen mjaft mire. Me financat vazhdoni te tregoheni te matur edhe pak kohe dhe keni për ta pare sesi gjendja do përmirësohet shpejt.

AKREPI24. tetor - 22. nëntor

Do keni probleme shume serioze ne jetën tuaj ne çift sot dhe do ndiheni keq pranë partnerit. Asnjeri nuk do toleroje dhe kjo do e acaroje edhe me shume situatën. Beqaret do kalojnë momente magjike pranë disa personave qe sapo i kane njohur kështu qe do mendojnë qe se shpejti te hedhin edhe hapa ma tej. Me shpenzimet do dini si te silleni dhe do e mbani situatën nen kontroll.

SHIGJETARI23. nëntor - 21. dhjetor

Dite e mbushur me kontradikta te shumta do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do debatoni edhe për gjera elementare me atë qe keni ne krah dhe kokëfortësia do ju beje te mos e ulni hundën për asnjë çast. Beqaret do kenë edhe dashuri me shikim te pare dhe gjithë e ardhmja do ju ndryshoje brenda disa orëve. Kënaqësitë qe ata do përjetojnë do jene edhe me emocionuese nga sa e kishin menduar.

BRICJAPI22. dhjetor - 20. janar

Yjet do ndikojnë pozitivisht tek jeta juaj ne çift gjate kësaj dite dhe do nxitin komunikimin e bashkëpunimin. Do i zgjidhni shpejt edhe mosmarrëveshjet apo keqkuptimet e se shkuarës. Beqaret edhe pse mund te bëjnë sakrifica te mëdha për ta ndryshuar statusin e tyre, nuk do ja arrijnë dot qëllimit. Buxheti do jete goxha i mire, por gjithsesi mire është te mos jepni para hua.

UJORI21. janar - 19. shkurt

Sot do jeni me te vendosur për te vendosur disa pika mbi "i" ne jetën tuaj ne çift dhe deri ne mbrëmje atmosfera do behet edhe me emocionuese. Ne çdo moment do përjetoni emocione dhe kënaqësi te paimagjinueshme. Beqaret do fillojnë te pëlqejnë një koleg pune, por tani për tani nuk do shprehin asgjë. Ne planin financiar fati do jete gjithë kohës ne anën tuaj dhe nuk do keni aspak probleme.

PESHQIT20. shkurt - 20. mars

Do ketë disa trazira te vogla ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite, por asgjë për t'u alarmuar. Mundohuni te jeni me te logjikshëm dhe te mos thoni fjale te pamenduara. Beqaret ka mundësi te bëjnë çmenduri te vogla vetëm për t'u afruar me atë qe pëlqejnë. Financat do influencohen pozitivisht nga yjet. Gjendja do mbetet shume me e mire dhe për asgjë nuk do keni ankesa.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri