Apeli i Durrësit e lë në burg, bosi i kriptomonedhave turke Faruk Ozer i qetë në sallën e gjyqit (VIDEO)

DURRËS- I veshur me tuta sportive dhe shumë i qetë, bosi i kriptomonedhës turke, “Thodex”, Faruk Fatih Ozer ka mësuar masën e sigurisë, ku Gjykata e Apelit vendosi që ta lërë në burg. Pasi gjyqtari lexoi vendimi, atij iu vunë menjëherë prangat nga policia, teksa Faruk Ozer ka zgjedhur që të mos flasë në seancë, por t’ia lërë në dorë të gjithën avokatit. Kjo seancë ishte formale, ku zgjati vetëm pak minuta në të cilën u la në fuqi vendimi që kishte caktuar Gjykata e Shkallës së parë të Elbasanit.

Avokati i tij, Faruk Fatih Ozer e ka cilësuar si një person që nuk paraqet rrezikshmëri të lartë shoqërore, as i skeduar në Turqi për aktivitet kriminal e për pasojë tha se duhet zbutur masa e sigurisë, por kjo kërkesë e tij nuk u mor parasysh nga ana e trupit gjykues. Ndërkohë, nuk u mor asnjë vendim nëse do të ekstradohet në Turqi apo jo, teksa Faruk Fatih Ozer ka kërkuar që të mos dërgohet në vendin e origjinës me argumentin se i rrezikohet jeta.

Si u kap në Shqipëri
SHISH dhe Forcat Operacionale ndoqën për 5 javë Faruk Ozerin. Report TV mëson se jetesa e tij shtrihej me Elbasanit dhe resortit luksoz në Palasë. Për disa javë, Ozer ka shijuar plazhin e jugut në vend duke ndryshuar edhe pamje për të mos u njohur, me flokë të qethura dhe me mjekër.  Ozer është identifikuar nga gjurmët e gishtërinjve që linte teksa pushonte në ambientet e plazhit luksoz. Bashkë me 28-vjeçarin u kap në Palasë të Himarës e bashkë me të u arrestua edhe Edevaldo Haxhiu, nipi i presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka që akuzohet se e ndihmonte të shumëkërkuarin që t’i fshihej autoriteteve. Në shoqërinë e tyre, thanë burimet policore, ishte dhe një person i tretë, i arrestuar, shqiptar nga Tirana, Briken Shkëmbi, 36-vjeç. Bosi i kriptomonedhave fshihej prej 4 muajsh në një banesë me qira në Elbasan, jo në emër të tij të cilën dyshohet se ia kishte siguruar Edevaldo Haxhiu. 

Skema e mashtrimit
Faruk Ozer i arratisur prej muajit prill të vitit 2021 akuzohet në Turqi se në bashkëpunim me persona të tjerë ngriti një skemë mashtrimi nëpërmjet krijimit dhe shitjes së monedhave virtuale përmes kompanisë që vetë ai themeloi duke mashtruar rreth 400 mijë persona që investuan në platformën e tij, tashmë të mbyllur. 

Autoritetet atje i bllokuan llogaritë bankare të kompanisë THodex ku iu gjetën 16 milionë lira. Sipas mediave turke, në momentin që është arratisur nga vendi, Faruk Ozer kishte me vete një server ku mbahen 108 milion dollar në formë kriptomonedhash. Në Turqi janë arrestuar disa bashkëpunëtorë të 28-vjeçarit me akuzën e mashtrimit.

Faruk Fatih Ozer

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:37
Gjyqtari i lexon vendimin që e lë në burg, momenti kur bosit të kriptomonedhës i vihen prangat (VIDEO)

 

Gjykata e Apelit në Durrësit ka lënë në burg e kriptomonedhës turke “Thodex”, Faruk Fatih Ozer. Report Tv sjell pamje nga momenti kur gjyqtari lexon vendimit, teksa Faruk Ozer i vihen prangat nga policia dhe dërgohet në burg. Ai duket krejtësisht i qetë.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Truku: 20/09/2022 16:29

    Sa te ket lefterkoken ai se rruan hic. Sa lek ka ai te mbaje Shqiperine me buke.i ka ndare ca llogari per te shpetuar se leku te blen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

'Klanet, korrupsioni dhe arroganca e organizatorëve!', Barrikada FC tërhiqet nga çdo garë e FSHF dhe Sunday League Albania

'Klanet, korrupsioni dhe arroganca e organizatorëve!', Barrikada FC tërhiqet nga çdo garë e FSHF dhe Sunday League Albania