Rama: Jam gati të shkoj që nesër në SPAK për të treguar kush është 'kuçedra' e korrupsionit! S'kemi pse presim 30 vite për goditje 'post mortum'! Prokurorët të godasin lart dhe nga të katërta anët

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, teksa i ka bërë edhe një herë thirrje SPAK-ut, që të hetojë nga të katërta anët, lart dhe jo të 'merret me arka me peshk' siç u shpreh ai, ka dekalruar sot se është i gatshëm të shkojë që nesër dhe të dëshmojë se kush është 'kuçedra' e korrupsionit, duke iu referuar Sali Berishës.  

"Kuçedra e korrupsionit do goditur në kokë. Nëse janë të gatshëm të dinë ku është koka, unë jam gati të shkoj që nesër t’ua them prokurorëve të SPAK.  Që nesër jam gati të shkoj atje dhe të vë në dispozicion njohjen time si person i interesuar nëse kanë nevojë për ndonjë ndërhyrje në memorie", tha Rama. 

Rama tha se nuk kemi pse presim edhe 30 vite për një hetim 'post mortum' ndërkohë që Berisha është gjallë, madje i bën edhe karshillëk shqiptarëve dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

Kryeministri Rama ka sqaruar edhe deklaratën e tij se cili socialist thyen ligjin do e çojë vetë në SPAK, duke thënë se nuk paralajmëron arrestime.

“Fjala ime nuk ishte fjalë për të lajmëruar arrestime larg qoftë nga ana ime, por dua të them që është e patolerushme që PS dhe zgjedhësit e saj të hahen pas shpine ashtu si kundër është e pamundur që kushdo qoftë të kërkojë mbrojtje nga PS, kjo ishte arsyeja që unë kisha për fjalën time, e kisha parasysh faktin që kjo nuk ka të bëjë me mua apo qeverinë, apo me grupin parlamentar, por me drejtësinë dhe nëse unë do të kisha indici të kësaj natyre, do të bëj atë që do bëj çdo qytetar. Se lavdi Zoti jemi ne demokraci dhe kryeministri nuk është pro”, tha Rama.

Në fund ka pasur edhe një koment për presidentin Ilir Meta.

“Gjykata ka rëndë dakord me Parlamentin, që ka shkelur. Koha që kalon Meta në atë zyrë të kaloj sa më shpejt që ky turp, t’i përkasë të shkuarës”, tha Rama.

Kujtojmë se në fjalimin me shumë se 1 orë e gjysmë në Kongresin e PS-së, Rama ka kritikuar SPAK, pasi sipas tij nuk ka nisur deri më tani një hetim ndaj Sali Berishës, i shpallur ‘Non Grata’ nga aleati më i madh i Shqipërisë, Shtetet e bashkuara të Amerikë. Kjo jo si një mënyrë për të bërë presion ndaj SPAK, por sipas Ramës, për të qartësuar të gjithë shqiptarët nëse akuzat e DASH ndaj Berishës se ka kryer korrupsion dhe minuar demokracinë, qëndrojnë ose jo. E për të shprehur zhgënjimi ndaj drejtësisë re, Rama solli edhe një krahasim se si sot qëndron në burg ish-zv.ministrja e Brendshme Rovena Voda, për një arkë me peshq që mori për një vend pune që s’e kreu, e ndërsa Sali Berisha i cili akuzohet për vrasjen e 4 protestueve të 21 janarit, vijon të jetë i lirë. Për kreun e qeverisë, ky është një tregues i ri se si kjo drejtësi e re ‘ose po vonon ose po nguron”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:40
Rama i përgjigjet Berishës: Nëse duan shqiptarët, do e legalizojmë kanabisin për përdorim vetjak, po kjo lëndë ty s’të ngjall

 

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nëse shqiptarët do e duan, atëherë do e legalizojnë kanabisin për përdorim vetjak, teksa i ktheu edhe një përgjigje Sali Berishës i cili tha se do të pengojë anëtarësimin në BE.

"Ne do pyesim shqiptarët se kemi pasur shumë njerëz që donin të dinin a ishte legalizimi i kanabisit për përdorim vetjak, do i pyesim vitin tjetër, dol të fusim kanabisin me gramatura minimale, unë personalisht nuk ka mendim, kemi bërë shumë debate dhe kam qenë shumë i dyzuar, më shumë për po sesa jo, por i dyzuar, tani jemi shumë të qartë, nëse do thonin shqiptarët po, do e lejonim, pavarësisht se ca thotë të vdekurit (i referohet Berishës), është e sigurt që përdorimi i kësaj lende nuk të ngjallë”, tha Rama, në përgjigje të gazetarit të Report Tv, Ermal Qori.

Ora 19:39
Rama: S’po i bëj presion SPAK! Nëse të gjithë do bënin si unë, atëherë burgu do ishte pluralist, jo monopartiak

1649525512_RAMMA2.jpg

Kryeministri Edi Rama tha se ai nuk po i bën presion SPAK.

“Unë u them që bjerini sa keni fuqi, mos shihni as majta e as djathtas që të mos shkoni vetëm për peshk, se kur shikon shefave të peshkaqenëve që vijnë 30 vite me radhë, po shkon për një arkë me peshk ka një problem që nuk shkon, nëse të gjithë i bëjnë presion siç i bëj unë, burgu do ishte shumë pluralist, nuk do ishte monopartiak”, tha Rama.

Ora 19:31
Rama thirrje SPAK-ut për Berishën: S'kemi nevojë të presim 30 vite për një goditje 'post mortum'! Është aty gjallë

 

Kryeministri Rama tha se SPAK duhet të veprojë tani dhe të hetojë të gjitha krimet e mëdha të së kaluarës, duke iu referuar kështu Berishës.

"Nuk duhet të presim edhe 30 vite për goditje 'post mortum'. Janë gjallë, janë vërdallë, janë përballë, i kanë aty. Madje bëjnë karshillëk ndaj shqiptarëve dhe Amerikës. Nuk kanë faj derisa drejtësia e re merret me 'arkat me peshk'", tha Rama.

 

Ora 19:27
U pyet për Metën: Rama: Mos na bëni të konsumojmë dritat kot në Pallat të Kongreseve se jemi dhe kohë krize

 

Kryeminstri Edi Rama ka zgjedhur që të mos flasë shumë për presidentin Ilir Meta dhe këtë e tha edhe me një batutë.

“Mos na bëri të konsumojmë kot dritat këtu të Pallati i Kongreseve, se jemi dhe në kohë krize”, tha Rama.

Ora 19:26
Rama: Nëse janë të gatshëm të dinë ku është koka e korrupsionit, unë jam gati të shkoj që nesër t’jua them prokurorëve të SPAK

 

Kryeministri Rama ka përforcuar thirrjen e tij që SPAK të hetojë më thellë për çështjet e rënda të korrupsionit, 21 janarit, Gërdecit e te tjera si këto të ndodhura në kohën e qeverise Berisha e për të cilat ky  i fundit është shpallur ‘Non grata në SHBA.

“Meqë këta nuk flasin nuk na mbështesim, ne po bëjmë normën duke kapur arka me peshk, diçka nuk shkon. Kuçedra e korrupsionit do goditur në kokë. Nëse janë të gatshëm të dinë ku është koka, unë jam gati të shkoj që nesër t’ua them prokurorëve të SPAK.  Që nesër jam gati të shkoj atje dhe të vë në dispozicion njohjen time si person i interesuar nëse kanë nevojë për ndonjë ndërhyrje në memorie dhe e dyta, shumë mirë gjëja e duhur që një person me pushtet politik konsiderohet në shkelje, për shkak se familjarë përfitojnë shumë që në pamje të parë justifikohen”, tha Rama.

Ora 19:19
Rama, prokurorëve të SPAK: Duhen gjunjë të fortë, godisni lart dhe nga të katra anët! Bëni detyrën historike që keni ndaj shqiptarëve

 

Në konferencën përmbyllëse të Kongresit Kryeministri Rama e pati një mesazh edhe një herë për SPAK. Rama bëri thirrje që të godasin lart dhe nga të katra anët.

"Dua ta përsëris edhe një herë se nuk do të merrem me këtë çështje më tutje por do të vazhdoj të shoh dhe të pres me durim që SPAK të hyjë më thellë në kraterin e vullkanit të poshtërsive, zullumeve, krimeve dhe vjedhjeve që nuk gjenden në oborrin e PS-së. I di e gjithë Shqipëria, e dinë të gjithë shqiptarët, i dinë të gjithë partnerët, i dinë edhe prokurorët e SPAK por duhen gjunj të fortë, shpresoj t'i kenë. Të bëjnë detyrën historike që kanë ndaj Shqipërisë dhe shqiptarët dhe të godasin nga të katra anët dhe të godasin lart. Kohë për të shkuar te arka me peshk apo te zgjerimi i dritareve pa leje. Ndërkohë që këtu rrotullohen të vdekurit nga varri nga plumbat që kanë marrë në bulevard apo nga flakët e ferrit pak kilometra larg Tiranës. Vjedhjet më të bujshme dihet kush i ka bërë dhe janë të gjitha dosjet", tha Rama.

B.K./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • adi: 11/04/2022 07:49

    beje sot...shko denonco kucedren e korrupsjonit.neser je ti fajtor aq sa ai ligji te denon njesoj me te meqe ke dijeni dhe se denoncon....

    Përgjigju
  • Meti: 11/04/2022 05:49

    Kot nuk thone qe injoranca nuk ka brire. Se pari edhe ne e dime kush eshte kucedra, jo vetem Rama qe e sheh perdite ne pasqyre ose neper selfie. Se dyti, nese e ka per Saliun, ai nuk eshte por ishte, gjate 2005-2013. Dhe se treti, sipas ligjit nese ka dijeni per vepra penale nuk ka nevoje as ta lusin dhe as te lusi. Si qytetar dhe vecanerisht si zyrtari i pare i ekzekutivit e ka detyre te beje me dije organin procedural penal. Por nese ka dijeni per "kucedra" dhe shef endrra te tipit prit gomar te mbije bar, serish deshmon jo thjesht injorance por papergjegjshmeri totale.

    Përgjigju
  • xxx: 10/04/2022 15:01

    Cfar pret nga spaku kur jane vet me vila ne gjirin e lalzit

    Përgjigju
  • Gjergj: 10/04/2022 10:09

    Nuk kanè kohè ata tè SPAK tè merren me Saliun (qè zotrote i rrihje shpatullat pas shpèrthimit tè Gèrdecit) apo burrin e Mona Çizmes (qè e zgjodhe vetè president edhe pse votat i more pèr ta dèrguar diku tjetèr) sepse hajdutèt tuaj bèjnè kèrdinè. Gjysma e kabinetit qeveritar èshtè nè burg,,,tè tjerè si Beqaj, Gjiknuri etj etj do pasojnè. Njè arkè peshk dhe njè I Phone, aq kèrkonte ajo zonja juaj elokuente. Èshtè egzakt pensioni mesatar vjetor i shqiptarève. Pèr Ju,,nuk na qènkèsh arsye pèr tè reaguar sepse ai tjetri paska vrarè. Z.Rama.!!! Shqipèria vetèm se humb kohè me njè njeri si Ju nè krye tè egzekutivit. Vèndi juaj, do jetè bashkè me ata dy tè tjerèt,,,,PARA DREJTÈSISÈ. Çdo gjè tjetèr,do ishte vazhdim i rrumpallès qè kini organizuar nè kèto 35 vjet.

    Përgjigju
  • A. N.: 10/04/2022 07:02

    Z. Rama jep shembullin e duhur dhe filloje nga vetvetja. Shko e dorezohu ti ne fillim qe ti hapesh rrugen te tjereve.

    Përgjigju
  • Tirane: 09/04/2022 21:39

    Kurrpsionin e bejne qeveritaret e jo opozitaret. Meqe ti e ditke se kush eshte kuqedra e korrupsionit ne qeverin tende na e thuaj te pakten ta dime.

    Përgjigju
  • daku: 09/04/2022 20:58

    Shume dakorte jemi ke shume te drejte dhe me kembe te mbare berisha me ty nga pas pastaj e ter mostrat si puna juaj qe ja pite gjakun ketij populli te vojtur

    Përgjigju
  • Riku: 09/04/2022 20:35

    Mire e ke... te gjithe ne burg pervec teje... mbas kraheve ta bejne ty... vec se ka nje problem se shumica kane bere korrupsion te te mbajne ty ne pushtet... nejse po fillon ti ngjash enverit perhere e me shume... me qe ska armik te jashtem detyrimisht duhet gjetur i brendshmi

    Përgjigju
  • vlora1: 09/04/2022 19:49

    Kjo eshte gjuha e duhur pa kthesa dhe drejtperdrejt.Cfar pret SPAK-u.Neqoftese kane frike dhe frika njerezore eshte ,mos ti marin leket popullit po te japin doreheqjen.Do jene me te nderuar SPAK=KAPS ARBEN KRAJA=ADRIATIK LLALLA nr.2

    Përgjigju
  • Arbërori: 09/04/2022 19:33

    Do shkosh vet i pari atje o i mearr, vet po tregun se i ke futur diset në drejtësin e shtetit. Nëse një km perendimor do thonte këtë që ti kërcënon do japte dorheqje për më pak se 24 orë ! Por qfar të bëjmë kur ti je klaun i Enverit…

    Përgjigju
    • Një: 09/04/2022 23:36

      Ik mëso të shkruash njëherë, do të japësh dhe opinion analfabet Berishian. Qen i Salës

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Makineria e duraluminit i mori jetën punëtorit 50-vjeçar, zbardhet dinamika! Ja çfarë e shkaktoi aksidentin

Durrës/ Makineria e duraluminit i mori jetën punëtorit 50-vjeçar, zbardhet dinamika! Ja çfarë e shkaktoi aksidentin