Do i ndajmë 200 mln eurot që vodhe?
Rama: Ç’të bën injoranca, s’ta bën...

Do i ndajmë 200 mln eurot që vodhe?<br />Rama: Ç’të bën injoranca, s’ta bën...
Pas videos që ka postuar, ku bën thirrje që shqiptarët të votojnë PS-në, kryeministri Edi Rama ka shkëmbyer disa replika me ndjekësit e tij në Facebook.

Replikat e Ramës me komentuesit ne Facebook
Komentuesi: Zoti Edi Rama perse nuk na dhate mundesi edhe neve emigranteve te votonim?

Edi Rama: Sepse nuk behet dot per 44 muaj regjistri kombetar i gjithe shtetasve tane qe banojne jashte Shqiperise! Prandaj kap telefonin e beji 10 vota per nr. [✌️] [🇦🇱]  Rrofsh

Komentuesi: Edhe ne enderr keni fillu me na dale, pa merak te dielen kryq e keni te gjithe  [🤒]

Edi Rama: I shkreti ti, nuk kupton c’dmth te jesh gjykates ne diten e zgjedhjeve dhe as e ke hic idene se cfare rendesie ka cdo vote [😕]

Komentuesi: O shoku do ti ndajme bashke ATO 200 000 000 milion euro qe i vodhe shqiptareve pastaj flasim per voten

Edi Rama: Ah, cfare te ben injoranca nuk ta ben as kolera thone dhe mire e thone!

Komentuesi: Te gjithe fisin e kam mobilizuar qe te shkojne te votojne! Kesaj i thone te besh fushate pa qene militante!:)

Edi Rama: Denarda Kanaj rrofsh [❤️] [🇦🇱] [✌️]

Komentuesi: Kujdes shqiptar kte rradh tepsin duhet ta mari nje i vetem dhe jo te gjith nga pak hahaha

Edi Rama: Jo Bani, tepsia duhet cuar per skrap qe te behet Shqiperia per kete kingun ne foto, se per ty mbase s’ia vlen mundi [😊] [✌️] [🇦🇱]

Komentuesi: Z. Rama nje pyetje , e ka fuqin nje kryeminister te ndryshoj sistemin e kalbur ne 25 vjet kur ju e vet e pranuat dhe per lojrat e fatit qe edhe brenda partis tuaj kishit shum kunder per heqjen e tyre po per tepsin beson se do dju mbeshtesin?

Edi Rama: Betejat prandaj quhen beteja ndryshe do quheshin shetitje Leli [✌️] [🇦🇱]

Komentuesi: Do perpiqem te kontaktoj 10 shok qe jan bashkuar me lsi, sepse ju jan premtuar vende pune se kta te PD kan reflektuar qe diten qe dolen nga cadra!

Edi Rama: Ku do u’a japin ato vende pune po iku tepsia per skrap? [😀] [🇦🇱] [✌️]

Komentuesi: A ti zbohesh mo o plak a qeshtu do me i marre votat ti Flor Cuka shife pak qa thote  [😂] [😂] [😂]

Edi Rama: Blero Lala ju qenkeni dy rrusha qe u piqkeni duke pa njeri-tjetrin [😂] [😂] [😂] [😂] [😂]

Komentuesi: Si ti marre ne telefon familjaret e mi e tju them jepini voten Edi Rames, kur ata me dalin cdo dite ne telefon duke qare per tju derguar leke per buke se jane papune e te neperkembur nga ju !

Edi Rama: E para e punes, nuk besoj se papunesine e kane peshqesh nga une dhe une s’jam magjistar qe te zgjidh gjithe problemet e nje cerekshekulli ne 44 muaj; e dyta per ke tjeter do i thuash te votojne atehere, per ata qe e sollen Shqiperine ne gjendjen skandaloze qe ishte para 44 muajsh; e treta vota prandaj eshte, per te luftuar per te bere me shume e me mire [✌️] [🇦🇱]

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Forcat RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kërkohen persona me rrezikshmëri të lartë

Forcat RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kërkohen persona me rrezikshmëri të lartë