Do i shisnin mina një grupi kriminal në Vlorë, lihen në burg dy të rinjtë

Do i shisnin mina një grupi kriminal në Vlorë, lihen në burg dy të rinjtë

Dy të rinjtë të cilët u arrestuan pasi do të shisnin 3 mina me telekomandë një grupi kriminal janë lënë në burg nga Gjykata e Vlorës. Dy të rinjtë u arrestuan ditën e mërkurë pasi sollën nga Tirana në drejtim të Vlorës tre mina me telekomandë.

Gjyqtarja Lirza Sinollari ka vendosur për Bledar Ukshini, 31-vjeç dhe Ardit Qamluku, 21-vjeç, masën e sigurisë ‘arrest me burg’ teksa i shpallur në kërkim është edhe një tjetër person i cilësuar si porositësi.

Hetimet vijojnë edhe për palët të cilat i dërguan minat nga Tirana në drejtim të Vlorës me dy të rinjtë. Të dy këta persona u arrestuan në një lokal pranë zonës së gjyqit të vjetër në Vlorë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Në pranga shoferi i droguar në Vorë, bllokoi rrugën me makinë dhe kërcënoi efektivët

Në pranga shoferi i droguar në Vorë, bllokoi rrugën me makinë dhe kërcënoi efektivët