Prej ditës së djeshme është larguar nga banesa një 16-vjeçar nga Durrësi, ndërsa policia ka nisur kërkimet për gjetjen e vendndodhjes së tij.
 
Policia e Durrësit njofton se 16-vjeçari me inicialet R.H. është largua nga banesa në datë 15 tetor në orën 10:30, bazuar në kallëzimin e bërë nga nëna e tij.
 
Nëna e adoleshentit K.H. 38-vjeçe bëri kallëzimin në Drejtorinë e Policisë, pasi djali nuk u kthye në banesë.
 
Policia ka marrë dëshminë e shokëve, të cilëve 16-vjeçari u ka thënë se do të ike tre ditë në Skrapar.
 
Policia e qytetit bregdetar ka nisur hetimet për gjetjen e 16-vjeçarit, ndërsa po bashkëpunohet edhe me drejtoritë e policive të qarqeve të tjera.


dy.b/shqiptarja.com