'Do jetë lagja më e bukur e Shqipërisë', Rama batuta gjatë inspektimit të rindërtimit në Laç: Dhe FMN do vij këtu (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar rindërtimin e 524 apartamente në Laç , konkretisht ato që po ndërtohen në lagjen e re Zonën 1 dhe Zonën 2 të qendrës së qytetit. Gjatë inspektimit Rama ishte e shoqëruar nga drejtuesja politike e qarkut Lezhë, Lindita Nikolla dhe kryetarja e Bashkisë Laç, Majlinda Cara, e cila e njohu kryeministrin me të gjithë procedurën e ndërtimit.

Kompleksi që do të ndërtohet në lagjen e re të qytetit të Laçit do të jenë moderne dhe me hapësira të gjelbra, parking e infrastrukturë europaine, ndërsa Rama shkruan se kjo do e bëjë qytetin e Laçit edhe më të bukur dhe më të fort nga sa ishte para tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019.

“Kjo është lagja më e bukur e re e Shqipërisë e ndërtuar nga fillimi deri në fund”, tha Rama ndërsa shtoi edhe me batuta se këtu në këtë lagje të re do të vendoset edhe FMN për të treguar se projekti është në nivelet evropiane si në ndërtim dhe infrastrukturë.

Punimet në kantierin e Laçit nisën më 23 dhjetor 2020 vijojnë me ritme intensive, ku 524 apartamente  të reja janë të investuara nga Turqia, që për kryeministrin Rama kjo lagje e re është simbol i miqësisë mes dy vende.

 

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet, At Grigor Pelushi në Report Tv: Festa më e madhe e krishtërimit, në 24 dhjetor shërbesa e vigjiljes

Krishtlindjet, At Grigor Pelushi në Report Tv: Festa më e madhe e krishtërimit, në 24 dhjetor shërbesa e vigjiljes