Një 27-vjeçar është arrestuar paraditen e sotme pasi akuzohet se ka shantazhuar për t’i marrë para dy të mitura 15 dhe 17 vjeçe. Policia bën me dije se Mario Rrançi i kërcënonte adoleshentet se do t’i publikonte foto dhe video intime në rast se nuk i jepnin para.
Dy të miturat kanë kallëzuar të riun dhe policia e ka arrestuar nën akuzën e kanosjes për dhënie pasurie.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, si rezultat i reagimit të menjëhershëm pas kallëzimit të marrë nga 2 adoleshente (15 dhe 17 vjeçe) se shantazhoheshin nga një shtetas, për t’i dhënë para, që ai të mos iu publikonte foto dhe video me përmbajtje personale, kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasin M. Rr., 27 vjeç, banues në Ballsh, për veprën penale "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie", ka njoftuar policia.
Tashmë ccështja po hetohet nga Prokuroria e Rrethit.