Do kalonte drogën nga Vlora drejt
Brindizit, në pranga një 64-vjeça

Do kalonte drogën nga Vlora drejt <br />Brindizit, në pranga një 64-vjeça
VLORE - Një 64-vjeçar nga Shkodra ka rënë në prangat e policisë, teksa u përpoq të kalonte nëpërmjet portit të Vlorës një sasi prej 12 kg lëndë narkotike të llojit kanabis sativa.

I arrestuar është shtetasi Landi Maliq Tartaraj, lindur në Shkodër e banues në Fier, i cili në momentin e arrestimit ndodhej në makinë me bashkëshorten e tij.

Sasia e lëndës narkotike u zbulua gjatë një kontrollit rutine në automjetin tip “Ford Fokus” me targa AA995 FG, i cili po imbarkohej në tragetin e linjës Vlorë-Brindizi.

Lënda narkotike ishte ndarë në 22 pako të mbështjella me letër natriban, ndërsa ishte fshehur në pjesë të ndryshme të automjetit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë për ndjekje penale të mëtejshme.

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Nesër PD sërish proteston para bashkisë së Tiranës, Policia i jep lejeon por paralajmëron organizatorët

Nesër PD sërish proteston para bashkisë së Tiranës, Policia i jep lejeon por paralajmëron organizatorët