Ish-kryebashkiaku Xhelal Mziu ka dhënë ditën e sotme dorëheqjen nga drejtimi i degës së PD-së në Kamzë duke shfaqur kështu ambicien për të kandiduar për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2021.

Burime nga mbledhja e degës së PD-së në Kamzë pohuan për Report Tv se Mziu është shprehur se synimi i tij është sërish bashkia, por nuk e përjashtoi kandidimin për deputet nëse propozohet nga baza.

Më herët kanë dhënë dorëheqjen nga drejtimi i degës së partisë edhe kryetari i PD-së në Korçë dhe Fier. Kjo pasi sipas, udhëzimit të PD-së, çdo kryetar dhe sekretar dege që kërkon të garojë për deputet apo kryebashkiak, duhet të japë më parë dorëheqjen.