'Do kemi konventën në shtator, pra me 26 shkurt', SPAK dhe Dumani lënë me pasoja Metën

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta mblodhi sot Komisionin e Organzimit të Tiranës. Ndër të tjera Meta ngriti shqetësimin e rrugëve të munguara në alpet shqiptare.

'Sapo kthehem nga një mrekulli e Shqipërisë që nuk e kisha parë deri tani, siç është lumi i Shalës dhe Shoshi. Jam shokuar nga numri i madh i turistëve të huaj, nga autobusët nga shumë turistë që edhe në këmbë ecnin. Jam tmerruar nga rruga e tmerrshme nga qendra e Vaut të Dejës në Koman. Është një krim shtetëror që ajo rrugë të lihet në atë mënyrë. Ku kalojnë mijëra turistë. Shteti nuk i ndihmon as për të bërë letrat për pronat e tyre të ligjshme. Është bërë vetëm falë punës së tyre.'

Më tej Meta fajësoi Ramën që nuk investohet në alpe.

'Atje rruga nuk bëhet sepse nuk ka mundësi për resorte që të shtojnë paratë Edi Rama dhe Ëngjëll Agaçi. I bëj thirrje atij komunitetit të ngrihet në protesta. Alpet e Shqipërisë janë krenaria e turizmit tonë në botë dhe qëllimisht diskriminohen. Pasoja katastrofike të reformës territoriale. Katër herë ikën dritat dje atje. Dhe askush nuk kishte shqetësim atje. Malësorët e kalonin me humor që kështu ka qenë breza pas brezi. Turpi i madh për këtë shtet që as gjërat më bazike nuk investon. Para pak ditësh me të drejtë Berisha kishte bërë studim krahasues për fizibilitetin në rrugën e Llogarasë dhe rrugën e Kombit.'

Së fundmi, ai bëri edhe një gafë, teksa u shpreh për konventën e ardhshme të PL-së në shtator duke dhënë datën 26 shkurt.

'Jemi për të fuqizuar Partinë e Lirisë në kryeqytet. Do të kemi konventën në fund të shtatorit, pra më 26 shkurt në orën 19:00 në akademinë e Arteve.'

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cubel breca: 20/06/2024 10:07

    Ka shkarje të përmasave të mëdha. Ah i shkreti. I bëri Cubi i gjatë me fol me veten. Sa gjynah mbajnë shpres të vijnë edhe ne pushtet pale. Imagjino si do jen pas 4-5 vjetësh këta,rrjedhur totalisht dhe deformuar totalisht.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot