'Do ketë arrestime të tjera'/ Aktivistja opozitare bjelloruse braktis vendin pas 10 ditëve në burg

'Do ketë arrestime të tjera'/ Aktivistja opozitare bjelloruse braktis vendin pas 10 ditëve në burg

Olga Kovalkova

Aktivistja e opozitës Bjelloruse Olga Kovalkova mbërriti në kryeqytetin polak Varshavë, duke thënë se ajo ishte detyruar nga autoritetet në atdheun e saj të linte vendin.

Kovalkova është një figurë e lartë në Këshillin e Koordinimit të opozitës Bjelloruse, e cila u dënua me 10 ditë burg në 25 Gusht.

Ajo deklaroi se autoritetet i kishin thënë se do të përballej me arrestime të mëtejshme nëse nuk largohej nga vendi.

"Përfaqësuesit e milicisë dhe ministrisë së brendshme të Bjellorusisë erdhën tek unë dhe thanë që nëse nuk pranoja të largohesha, do të përballesha me një arrestim tjetër. Ata erdhën në qendrën e paraburgimit ku isha e izoluar, më dhanë një kapelë, një maskë dhe më nxorën nga burgu, isha e shtrirë në sediljen e pasme, në mënyrë që të mos shoh asgjë", i tha ajo në një konferencë shtypi në Varshavë.

Më pas ajo tha se u dërgua në kufi, ku hyri në Poloni në pikën kufitare Kuznica-Bruzgi para se të udhëtonte në Varshavë.

Kovalkova arriti në Poloni në të njëjtën ditë që autoritetet polake konfirmuan se liderja e opozitës Bjelloruse Sviatlana Tsikhanouskaya do të vizitojë Varshavën ditën e mërkure, ku ajo do të takohet me Kryeministrin Mateusz Moraëiecki.

Udhëheqësi Bjellorus Aleksandër Lukashenko, pas qëndrimit në pushtet për 26 vjet, është përballur me një valë protestash të opozitës që nga fitorja e tij në zgjedhjet e 9 Gushtit. Ai ka mohuar akuzat nga opozita dhe vendet perëndimore se votimi ishte i manipuluar dhe i ka rezistuar kërkesave për t'u larguar.

Ekspertët e të drejtave të njeriut nga Kombet e Bashkuara kanë raportuar marrjen e raporteve të qindra rasteve të torturave, rrahjeve dhe keqtrajtimeve të protestuesve Bjellorusë nga policia.

"Të gjitha këto kërcënime nuk do të më ndalojnë, unë do të vazhdoj të veproj politikisht dhe kam ndërmend të kthehem në Bjellorusi për të vazhduar aktivitetet e mia," tha Kovalkova.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Financial Times: Rusia ka rekrutuar mercenarë nga Jemini

Financial Times: Rusia ka rekrutuar mercenarë nga Jemini